Në Kosovë po shkelen parimet dhe vlerat themelore të demokracisë.
Protesta e 9 janarit ishte një protestë e madhe, historike, me pjesëmarrje masive edhe të të papartishmëve, e organizuar prej tri partive opozitare – prej Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Vetëvendosjes dhe Nismës, me të cilën u bënë përpjekje që të ndërpritet shkelja e këtyre parimeve dhe e vlerave demokratike.
Mjerisht, koktejet e Molotovit dhe autoblindat e policisë i qitën hije, të shpresojmë vetëm përkohësisht, qëllimit dhe kuptimit larghedhës të protestës.
Gjykata Kushtetuese e shpalli të papajtueshme me frymën e Kushtetutës së Kosovës e kjo domethënë me parimet qendrore të saj, Marrëveshjen për Krijimin e Bashkësisë së Komunave Serbe, por qeveria e Kosovës, që e nënshkroi këtë Marrëveshje, po e shpërfill vendimin e Gjykatës.
Pjesa larg më e madhe e popullit shqiptar të Kosovës, Marrëveshjen për Krijimin e Bashkësisë së Komunave Serbe dhe Marrëveshjen për Demarkacionin me Malin e Zi i priti si marrëveshje kundërkombëtare, fort të dëmshme për të sotmen dhe të ardhmen e Kosovës, kurse qeveria e Kosovës po bëhet e shurdhër ndaj vullnetit dhe zërit të popullit!
Duke e shpallur të papajtueshme me frymën e Kushtetutës së Kosovës, e kjo domethënë duke e shpallur të paligjshme Marrëveshjen në fjalë, Gjykata Kushtetuese e Kosovës deshi s’deshi i dha të drejtë Opozitës për protestat e saj shumëmujore në Kuvend dhe jashtë Kuvendit kundër këtyre Marrëveshjeve.
Duke mos u pajtuar me dy marrëveshjet në fjalë pjesa më e madhe e popullit shqiptar i dha të drejtë opozitës për prote stat e saj kundër këtyre dy marrëveshjeve.
Ata që e shpërfillën Vendimin e Gjykatës Kushtetuese të Kosovës dhe Vullnetin politik të pjesës më të madhe të popullit shqiptar të Kosovës ata po vazhdojnë të ushtrojnë funksionet e tyre si të ishte Kosova despoti orientale, në të cilën despotët s’duan të dinë as për Kushtetutë e as për Popull!
Ata që po e shpërfillin Vendimin e Gjykatës Kushtetuese dhe Vullnetin e pjesës më të madhe të popullit shqiptar të Kosovës, ata po vazhdojnë të ushtrojnë funksionet e tyre tashmë të paligjshme, kurse kryetarja e Kosovës po kërkon që për tejkalimin e krizës të bëhet dialog me një qeveri tashmë të paligjshme! Dhe, kështu edhe kryetarja e Kosovës, jo për herë të parë, po shkel vlerat dhe parimet demokratike!
Megjithëse Gjykata Kushtetuese e Kosovës e shpalli të papajtueshme me frymën e Kushtetutës së Kosovës Marrëveshjen për krijimin e Bashkësisë së Komunave Serb e dhe megjithëse pjesa më e madhe e popullit shqiptar të Kosovës i trajton kundërkombëtare, të dëmshme fort për të sotmen dhe larg më të dëmshme për të ardhmen e Kosovës marrëveshjet e sipërpërmendura, Qeveria e Kosovës, me prokurorëtdhe gjykatësit e saj politikë, vazhdon t’i mbajë në arrest deputetët e Opozitës duka ua cenuar atyre të drejtën politike dhe duke fyer kështu të gjithë ne, të tjerët, që kemi shpresuar se me pavarësinë e Kosovës nuk do pësojmë kurrë më arrestime politike!
Kjo nuk është Kosova për lirinë dhe pavarësinë e së cilës është bërë luftë!
Kjo nuk është Kosova që e kemi ëndërruar.
Kjo nuk është Kosova së cilës ia kemi kushtuar kush jetën, kush mendjen e kush pasurinë .
Por, nuk janë të gjitha këto të përmendurat këtu, të vetmet të këqija që po e dëshpërojnë dhe revoltojnë popullin e Kosovës.
Të këqija të tjera, të mëdha, që helmojnë jetën e nj erëzve janë: korrupsioni i përshtrirë, krimi i organizuar, nepotizmi, papunësia e shumë e shumë qytetarëve si pasojë e korrupsionit, krimit të organizuar dhe nepotizmit me të cilat të këqija qeveria e sotme dhe paraardhëset e saj, si e tha një studiues amerikan, ka vënë kurorë politike e shtetërore!
Nuk është, prandaj, vetëm Vendimi i Gjykatës Kushtetuese që e ka bërë të paligjshme qeverinë e sotme të Kosovës: të komprometuar, plotësisht të komprometuar, për veprimtari shtetërore këtë qeveri e bëjnë të gjitha këto të këqija bashkërisht.
Kriza politike dhe institucionale e Kosovës nuk do të kalohet pa u larguar kjo qeveri prej pushtetit! Me përgjegjësi të plotë u them atyre qeveritarëve: problemi më i madh i Kosovës jeni ju! Jeni ju: me tregtitë tuaja politike, me kapitalin tuaj të fituar duke qenë në pozita politike, me korrupsionin tuaj, me “rançet” tuaja, me kapitalin tuaj, me nepotizmin tuaj, me 70 dosjet tu aja, të cilat, fatkeqësisht, s’kemi prokurorë e as gjykatës që kanë guximin t’i trajtojnë!
Shteti i Kosovës nuk do të shërohet as në pikëpamje politike, as në pikëpamje shtetërore, as në pikëpamje morale pa u bërë beteja të organizuara politike, institucionale, shtetërore për parandalimin e të këqijave të sipërpërmendura që po nxisin gjithnjë e më shumë banorë të saj për të kërkuar shpëtim në vende të tjera.
Kosova nuk do të qetësohet derisa të jenë në pushtet këta që e kanë sjellë në gjendjen në të cilën është, këta të cilët, si u dëgjua prej një miku të Kosovës, më shumë i tuten gazit lotsjellës në Kuvend, se projektit të Serbisë për shtet të dytë serb në Kosovë, më shumë e konsiderojnë të dëmshëm efektin e gazit lotsjellës në Kuvend sesa humbjen e sovranitetit dhe kthimin e Serbisë në Kosovë!
Hapi i parë drejt këtij shërimi të Kosovës është largimi i qeverisë së ati j i cili me jetëshkrimin, me fjalët dhe me mendimin e tij na e sjell në kujtesë regjimin e para njëzet e pesë vjetëve!
Por, në qoftë se nuk duan të largohen vullnetshëm ai dhe bashkësundimtarët e tij demokracia evropiane dhe ajo amerikane na mësojnë:
ATA QË ME DHUNË E MBAJNË PUSHTETIN ATA ME DHUNË DUHET TË DËBOHEN PREJ PUSHTETIT!

Me vjen keq qe nuk le dot nje koment, Qosja eshte lider I Shqiperise dhe shqiptareve.
Gjykim i URTE i njeriut me te MENCUR qe ka sot per sot KOMBI shqiptar te nderuarit Rexhep Qosja i perzene me PERDHUNE nga REAKSIONI SERB qe sundon sot ne Kosove!
Si ne Shqiperi ashtu edhe ne Kosove sundimtasre kane qene per shume vite AGJENTET E UDB-se,si Sali Berisha dhe Isa Mustafa!
Te dy keta ARMIQ te eger te kombit shqiptar kane punuar e punojne kunder interesave vte shqiptareve per te bere realitet endrren e akademikeve serbe se “SHQIPTARET NUK DINE TE BEJNE SHTET”!!
Se sa dine te bejne SHTET shqiptaret e ka treguar realiteti i SHQIPERISE SE ENVER HOXHES!
Te vetmit ne Europe shqiptaret nen udheheqjen e BIRIT te LAVDISHEM te popullit tone Enver Hoxha CLIRUAN Shqiperine dhe derdhen gjakun e tyre edhe per Clirimin e trojeve shqiptare ne ish Jugosllavi,duke ndihmuar njekohesisht ne formimin e Keshillave Nacional-Clirimtare ne Kosove dhe te Ushtrise Nacional-Clirimtare me kosovare,qe ne Clirim arriti ne rreth 70 mije partizane!
Eshte pikerisht kjo fryme reaksionare antishqiptare e pro serbe,qe ka bere qe sot ne Kosove te mos e zene ne goje aspak kete LUFTE HEROIKE,me te Lavdishmen ne historine e Kosoves per qindra vjet!
Sepse ne Kosove sundojne edhe sot kelyshet e atyre qe formuan DIVIZIONIN NAZIST “SCANDERBEG” me kosovare kur e gjithe Europa luftonte kunder nazi-fashizmit!!!
Ku jane bijte e atyre 70 mije PARTIZANEVE HEROIKE qe te ngrihen e te mbrojne IDEALET E TE PAREVE,qe ne Kosove te mos sundojne spiunet e UDB-se por bijte e atyre qe kane dhene gjakun per kete toke!
Mareveshja tradhetare me Serbine nga klika Mustafa-Thaci eshte e njejte me SHITJEN E DETIT JON qe klika tradhetare e Berishes ua beri grekeve!
TRADHETARET E KANE VENDIN NE BURG!!!
Profesor Qosja eshte njeriu i vetem qe shqiptaret sot do te duhej te degjonin si baba te urte e te mencur! Kurse Albin Kurti eshte politikani model i shqiptareve. Poshte plehrat qe na kane mbytur ne te kater anet ku shqiptaret gjenden!
Shkrim tejet i thelle dhe qe te ve ne mendime, por dhe nje dileme; te pakten per per nje mendje si e imja: kisha deshire, i madhi akademik Qosja te na thuhet: Cila eshte rruga per shporrjen e kesaj qeverie te paudhesh?
Kam patur dhe nuk dua ta humbas respektin per prf.z.Rexhep Qosja,aq me teper qe dhe krahina ime Laberia ika dhene titullin” Qytetar nderi”,por dua ti beje nje pyetje ne lidhje me deshtimet e “Rilindjes”ne cdo fushe se cmendim ka tani mbas tre vite qeverisje,se ne fillim ishte shume optimist……
Heu,bre “Mali”!
Po pse profesori Qosja do pergjigjet edhe per Shqiperine???
Po kete pyetje beja kryeprokurorit te Republikes qe PSE NUK I CON NE GJYKATE qindra Dosje me krime te klikes se Berishes???
Zgjellje te reja. Dhe referendum per bashkim me shqiperine, pastaj Ska me nevoje per bisedime me serbine, Ska me kumunave serbe te bashkuara, bashkim sa me pare, e vetja menyre per te ekzisyuar.
Ngjarjet në Shqipëri dhe ato në Kosovë e, në gjirin e kombit shqiptar kudogjendet, tregojnë: Së pari, delikatesën e situates, si rezultat i një politike të egër deri kriminale, të nxitura nga etja për pushtet, pasuri e lavdi. Së dyti, konflikualitetin, si rezultat i nxitjeve dhe financimeve që bëjnë qarqet kundërkombëtare dhe kundërshqiptare, afër dhe larg. Së treti, realizimin e kombinacioneve politiko-agjenturore, me pararojë zbulimet e shteteve shovene, të cilët kanë tashmë duart e tyre të zgjatura të penetruara në fusha të ndryshme të jetës politiko-shoqërore në Ballkan dhe në diasporë. Duhet ta pranojmë se në territoret shqiptare nuk ka fituar ende demokracia, por demokratura, në të cilën mpleksen lloj-lloj rrymash e kontigjentesh deri te ato rradikale e naziskinje. Tashmë, edhe spiunët kanë dalë sheshit.
Në këto rrethana, rikujtoj, se palët kundërthënëse shqiptare në Shqipëri, në Kosovë, në Maqedoni, në Mal të Zi, në Kosovën Lindore (Luginën e Preshevës), si dhe në diasporë, bën t`i kenë parasysh dy gjëra: a) Një qeveri mund e duhet të rrëzohet vetëm me trysninë e numrave të qytetarëve që kundërshtojnë politikën e ndjekur prej saj, aspak me masa e veprime provokative e subversive. Nëqoftëse këmbëngulet në këto rrugë jodemokratike, atëhere duhet ta pranojmë se “diku fle lepuri”! Kjo vlen më shumë për opozitat. b) Mos e harroni për asnjë çast porosinë e Mbretit Hamurab të Babilonisë, të dhënë para 3.500 vjetësh:“Qeverisni mirë popullin se ndryshe, çdo invazion të huaj ai do ta quaj çlirim”! Kjo vlen më shumë për qeveritë, shtetarët e pushtetarët. Këtë thënie e kam cituar dhe herë tjetër, por me kë e ke…?!
Nuk befason aspak ky prononcim i ketij “akademiku” kuqokomunist jugosllav, qe ererat e Sinan Hasanit e te Fadil Hoxhes e kthejne ka t’ju teket!… Dhe, nuk eshte hera e pare qe ai kthehet kah fryen era e Sinan Hasanit, e Fadil Hoxhes, e Azem Vllasit e Mahmut Bakallit…! Po kujt i duhet nje “akademik” i tille mjeran? E kujt i sherben thenia e tij: “Kjo nuk është Kosova për lirinë dhe pavarësinë e së cilës është bërë luftë!“ A e di ai “akademik” çka eshte kah shkruan e çka eshte kah flet? Cila eshte “pergjegjesia” e tij ketu? Po ia kujtojme “akademikut” se lufta nuk eshte bere per “lirinë dhe pavarësinë e Kosovës”. Betimi i UÇK e demanton kete thenje te “akademikut” tone te “te madh e te lavdishem”(!) Lufta eshte bere per lirine e te gjithe shqiptareve dhe per bashkimin e trojeve te tjera shqiptare Ames Shqiperi. A ka rrjedhur ky “akademik” a si qendron puna me te, pse ndjell lufte vellavrasese?… Medet per Shqiperine dhe per shqiptaret per keta “burr ate mire” e “baballare te kombit” qe i kane!…
DRENICA E KUQE
Oj Drenice e Kuqe! Cka je tuj thane? A je ne rregull? Po a e din ti o i mjere se Akademiku Rexhep Qosja eshte RILINDASI i fundit i gjalle nder shqiptaret?
kur te japesh mendim per te nderuarin R Qosen,shih me pare ne te ka hyre ne pune truri apo jo.
Cobani le te bej cobanin,e jo te na gjykoj akademikun.
Paske rrjedh nga truri oj drenica kuqe…
Dy vellezer te varfer po te bashkohen bashke nuk do sjellin LUMTURINE,por MJERIMIN!
Nderime zoti Qosja, si gjithemone nje PATRIOT I MADH I KOMBIT SHQIPTAR !
@Zani Burimi& Mali
I zoti nxjere gomarin nga balta. Dhe zoter jemi ne, ju, u e e gjithe shqiptaret e ndershem kudo qe jane, perfshire diasporen e ndershme dhe jo reaksionare.
Jemi ne qe me voten tone bejme revolucionin. Po jo te shesim voten per pese leke te qelbura te kriminelet, sepse ato jene leke, krimi e gjaku.
Jemi ne qe permbysem qeverite kur shkelet sovraniteti, kur na firmoset skllaverimi nga te huajt, me firmen e atyre meahtruesve shqiptere, parlametare, qe ne vete I kemi votuar. Dhe nuk eshte fyerje e personalitetit tone, nuk eshte turpe te marim fuqine e votes se parakoheshme ne dore e ti shporim nga pushteti; por eshte krim dhe kaluar krimit qe ne bejme per femijet tane kur I mbajme serish keto Mostar me pushtet, dhe kur I votojme perseri
Jemi ne ATA, qe duhet tu themi STOP! E tu vemje kufiri te thana te huajve, kushdoqofshin ata qe Kane mberthyer Kosoven e Shqiperine si oktapode me tentakula te kudogjendura nje vendin tone.
Jemi ne ATA qe duhet te marim shembull nga vendet perendimore, te cilet nuk lejojne njeri te fuse hundet nje shtepine e tyre.
I madhi Qose nuk ka c’te beje I vetem. Mesazhi I tij eshte teper domethenese. Shqiptaret me voten e tute ne krahun e gabuar, Po ligjerojme humbjen e identitetit, teritorit, genit, historise….
pra Po vteshkrijne kombin.
SHQIPTARE KUDO QE JENI ZGJOHUNI, BASHKOHUNI NE CAUZEN TONE TE MADHE.
EKZISTENCEN E PERJETESHME TE KOMBIT DHE TROJEVE TONA.
Dy vellezer te varfer po te bashkohen mund te vazhdojne varferine por jane ne varferi ekonomike e ne pasuri e pasterti Etnike! Kurse kur nje vella e detyrojne te bashkohet me armikun e vet, ka varferi ekonomike, varferi Etnike dhe Poshtersi Politike ” Made in BE “!
Gjithmone kam patur respekt te madh per Akademik Qosen po kesaj rradhe me del se ka bere nje analize te njeanshme..Qeverisja e nje shteti duhet te kete ne themel marredheniet Pozite -Opozite. Ndersa faktikisht ne Kosove si dhe ne Shqiperi, ne vend qe te behet nje dialog me fryme demokratike , preferohet te perdoret dhuna , qe na tregon ne syte e Botes si te pa afte per te qeverisur. dhe per te bere shtet.Une e quaj jo te rregullte sjelljen e deputeteve te opozites ne parlamentin e Kosoves,.Nga ana tjeter Trio-ja e Opozites po sillet jo mire dhe sjelljen e saj sikurse te opozites se PD ne Shqiperi e konsideroj se shpie uje ne mullirin e serbit..Opozita ne fakt duhet te pranoje verdiktin e popullit nga votimet dhe te pergatitet me alternativa konkrete per te fituar ne zgjedhjet e reja. Nuk ka kuptim qe Z. haradinaj me 10% te votave te aspiroje per kryeminister, apo Fatmir Limaj qe eshte akuzuar per shperdorim detyre !!!