Ekspertët demokratë e shohin të “pamundur” për të vijuar diskutimet për drejtësinë

Saimir Lleshi

Ekspertët e Partisë Demokratike për reformën në drejtësi lëshuan një deklaratë pas mbledhjes së sotme në Kryesinë e Kuvendit të Shqipërisë mbi ndryshimet kushtetuese.

Sipas deklaratës, pika e parë e diskutimit ishte reflektimi i rekomandimit të Komisionit të Venecias mbi “nevojën e eliminimit të kapjes politike të sistemit të drejtësisë, sipas një propozimi konkret kompromisi të ofruar në përputhje me të nga ekspertët e Partisë Demokratike”.

Sipas demokratëve, edhe pse ishte rënë dakord parimisht për të reflektuar mbi këtë çështje, që në fillim të mbledhjes së sotme ekspertët e caktuar nga mazhoranca, kanë refuzuar të analizojnë këtë propozim.

Sipas ekspertëve demokratë, ata kanë shprehur “vendosmërinë e tyre për të mos marrë në vlerësim asnjë alternativë që siguron moskapjen politike të sistemit të drejtësisë, pavarësisht qëndrimit të prerë të mbajtur nga Komisioni i Venecias mbi këtë çështje”.

“Duke parë vendosmërinë e ekspertëve të mazhorancës për të mosreflektuar rekomandimet e Komisionit të Venecias, si dhe mos vlerësimin e mundësive për zgjidhje të mundshme kompromisi dhe të përbashkëta, ekspertët e Partisë Demokratike u ndodhën në pamundësi për të vijuar diskutimet në një mbledhje të përbashkët, që nuk ofron asnjë mundësi për zgjidhje të përbashkëta”, thuhet më tej. /Dita/

Share This Article
6 Comments
  • Sa te jet Saliu,reforme e drejtesi nuk ka ne kete vend te marr peng prej tij tash-25 vjet.Populli ti drejtohet referendumit siç shkruan A.Stefani..!

    • Referendumit? Nuk ka kuptim kur dihet rezultati! Nje referendum do ishte i mire por jo per drejtesine por per te shpallur te paligjshme opoziten shqiptare! Sepse nuk kemi nevoje per te! Vetem deme i sjell ketij vendi! Nqs dikujt i mungojne kritikat atehere mendoj se mjafton Ben Blushi! Per me teper nuk ka nevoje!

  • Nuk ka reforme ne drejtesi per sa kohe eshte gjalle Sali Berisha. Kush beson se do te kete , thjeshte genjen mendjen

  • Domethene berishe krimineli nuk don ta lere shqiperine te marre fryme lirisht dhe te clirohet nga krimi. sali kriminelei don te mbaje ne kthetrat e tij drejtesine. Bersiha qe ka shkaterruar shqiperine keta 25 vjet don te imponoje dhe beje ligjet megjithese nuk e ka nje te drejte te tille. Populli shqipetar e ka shporrur njehere e pergjithmone pd ne dhe berishen nga pushteti dhe nuk ka ndermend te votoje keta llumera me kurre.
    berisha krimineli i pandershkuar emeroi prokuror te pergjitheshem arben rakipin dhe me pas tha nuk ben do ta shkarkojme, emroi theodhori sollakun keshilltarin etij dhe me pas e shkarkoi tha nuk ben, emeroi ina ramen dhe tha ajo eshtye silvia konti dhe me pas e shkarkoi tha nuk ben. tani qe eshte ne Opoziote kerkon perseri te beje ligjin, Kjo nuk Shkon. komisioni i Venecias te gjykoje berishen se cfare ak bere ne shqiperi dhe te mos marre shqipetaret ne qafe ne fund te fundit jane shqipetaret qe po vuajne nga korrupsioni ne sistemin e drejtesise ku per kete sistem drejtesia te korruptuar eshte pergjegjes dhe komisioni i venecias qe e ka projektuar kete sistem qe eshte sot.
    Nuk kane te mbaruar te keqijat qe berisha i ke bere shqiperise dhe shqipetareve.
    Po kete here mazhoranca te zbatoje vullnetin e popullit qe e ka votuar dhe te vendose drejtesine e munguar ne shqiperi duke cuar prapa hekurave gjyqtaret dhe prokuroret e korruptuar se krimi po e shkaterron shqiperine.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *