Si reagojnë të tjerët kur burri godet gruan shtatzënë

Dita

Një eksperiment është organizuar në rrugët e Londrës ku dyshja nga Trollstation kanë publikuar videon në të cilën aktori Nathan Brown dhunon Amina Maz “zihen”, ndërkohë që disa kalimtarë ndërhyjnë dhe disa të tjerë “mbyllin” njërin sy.

Klipi tregon gjithashtu se si Nathan shtiret sikur ofendon gruan shtatzënë në një dyqan dhe i bërtet asaj derisa një asistent i thotë të largohen për hir të klientëve.

Shumë prej dëshmitarëve në të dy situatat e krijuara thjesht shihnin dhe nuk thonin asgjë.

“U shokova se si disa njërëz nuk ndërhynë derisa ai me goditi me grusht. Nuk mund ta besoja që ata po e shihnin dikë të sulmonte një grua shtatzënë dhe nuk bënë asgjë”,– u shpreh aktorja 23 vjeçare për FEMAIL.

Video është postuar në Facebook në 8 janar dhe ka hapur shumë debate në lidhje me eksperimentin i cili është gjykuar si i padobishëm.Burri godet gruan shtatzënë me grusht në stomak

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *