Të bllokuarit nga orteku në Theth postojnë foto në FB dhe kërkojnë ndihmë

redaktor

Paradite u njoftua për dy udhëtarë të bllokuar nga një ortek në zonën e Thethit.

Mësohet se bëhet fjalë për fotografin Pavlin Polia dhe mikun e tij Gjelosh Qerimi.

Ata kanë postuar në Facebook fotot nga vendi ku kanë mbetur të bllokuar.

Prej disa orësh kanë kërkuar ndihmën e strukturave të Emergjencave Civile, por ato e kanë pasur të pamundur dhe i kanë këshilluar të kthehen pas.

“Ju lutem miqve gazetarë të na ndihmojnë. Jemi të bllokuar në Qafë Thorë. Shteti s’na ndihmon!”,- shkruan Polia në Facebook.

Kjo thirrje ndihme ka nisur të bëjë xhiron e rrjeteve sociale që janë solidarizuar me të izoluarit që presin ndihmë ndërkohë që nata ka rënë dhe temperaturat në zonë ulen shumë gradë nën zero.

113344polia

Share This Article
3 Comments

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *