REFORMA / E vërteta e braktisjes së tryezës nga PD është krejt tjetër…

redaktor
Kryetari i PD, Lulzim Basha, ne perfundim te nje konference me gazetaret pas nje takimi me Kryetaren e delegacionit te BE ne Tirane, Romana Vlahutin, ku ka komentuar ne lidhje me Progres Raportin e Komisionit Europian./r/n/r/nLeader of the Democratic Party Lulzim Basha, during a press conference, after meeting with Head of EU Delegation in Tirana Romana Vlahutin.

Nuk kishim asnjë dyshim se PD do vinte te mosmarrëveshja. Por, sikundër e kemi theksuar, kjo nuk është një lajm fort i keq. Lajmi më i keq do të qe marrëveshja, domethënë pazari. Pas kësaj PD do luftojë të realizojë “konsensusin” e kulisave politike. Por shpresojmë se mosmarrëveshja e djeshme do të ketë davaritur iluzionet e ndërkombëtarëve (për shembull të ambasadorit amerikan Lu) mbi gjoja “unitetin” e lidershipeve politike shqiptare lidhur me reformën…

 

 

Dje në një shkrim parathamë se logjika e gjërave impononte dy opsione të mundshme për rezultatin e tryezës së ekspertëve mbi reformën në drejtësi: Ose një pazar, ose një mosmarrëveshje. Ka rezultuar kjo e dyta. Ekspertët e PD kanë braktisur tryezën me justifikimin se nuk kanë parë asnjë reflektim nga ekspertët e mazhorancës për sugjerimet e tyre. Ky është realisht, një justifikim. Por e vërteta e braktisjes së tryezës është krejt tjetër. Dhe nuk është fare sekret. Është thënë dhe rithënë shumë herë në media: Lidershipi i korruptuar i PD nuk është fare i interesuar për një drejtësi të pavarur që do të ndëshkonte korrupsionin e tij 25 vjeçar duke i dhënë fund një pandëshkueshmërie me moshë ne vetë tranzicioni shqiptar. Po vërtetohet logjika, që kemi shtjelluar në disa shkrime, se klane të politikës dhe qeverisjeve të kaluara nuk mund të mos i frikësohen një drejtësie të pavarur prandaj do të qe një iluzion të shpresohej në bashkëpunimin e tyre. E vetmja gjë e mirë që mund të bëhet për ta shpëtuar reformën nga intrigantët e korruptuar të politikës do të qe nxjerrja e reformës nga duart e politikës duke e hedhur për votim në publik. Shkurt, referendum!

***

Lidershipi i PD ka zgjedhur taktikën që të imponohet duke kërcënuar me mosmarrëveshje duke tentuar që nga një tryeza e ekspertëve reforma të kalojë në kulisat e fsheta të politikës ku janë gatuar të gjithë pazaret e ndyra të tranzicionit. Nëse do të ndodhte një gjë e tillë reforma do kompromentohej përfundimisht. Produkti i saj nuk do të qe një drejtësi e pavarur por një “drejtësi” e kontrolluar nga klanet e mykura të politikës së vjetër, jo ndëshkimi i krimit dhe korrupsionit por mosndëshkimi i tyre.

***

Në të vërtetë PD i është bërë një privilegj sepse është e vetmja parti që është toleruar të përfaqësohet në tryezë me ekspertët e saj partiakë ndërkohë që përballë kanë patur vetëm ekspertë të pavarur shqiptarë dhe ndërkombëtarë. Një përplasje me këta të fundit mësohet se ka ndodhur edhe në tryezën e djeshme. Ndonëse kishin dhënë sinjale se do tërhiqeshin nga kërkesa për zgjedhjen nga Kuvendi të anëtarëve të institucioneve të drejtësisë me një shumicë prej 2/3-tat e votave (që do të thotë 93 deputetë) dhe se do të pranonin versionin e një shumice me vetëm 3/5-tat (që do të thotë 84 deputetë) dje, ekspertët e opozitës janë rikthyer përsëri në pozicionin fillestar. Një pozicion që është kundërshtuar jo vetëm nga ekspertët ekspertët shqiptarë por edhe ata ndërkombëtarë me sa duket nga që prapa tij, nuk është vështirë të shquash atë që mund ta emërosh pa frikë si një gjakim për tirani të një pakice.

***

Provohet, edhe në këtë rast, se politikanë me natyrë prej autokrati si Berisha, nuk mund të mos gjakojnë të bëjnë tiranin edhe kur bien në opozitë. Dhe mos thoni se është Basha që  i kavërdis punët në PD. Basha është kryetari formal i PD por lideri i vërtetë është Berisha. Raporti i Bashës me Berishën është si dikur ai i Haxhi Lleshit me Enver Hoxhën. Basha është thjesht gjethja e rrushit prapa së cilës fshihet Berisha. Prandaj edhe konflikti i tanishëm për reformën në drejtësi është në vazhdën e taktikave të stërnjohura berishiste të shantazhit dhe të presionit. Kush bie pre e këtyre grackave tregon se nuk ka mësuar asgjë nga 25 vjet tranzicion me Berishën.

***

Ndërkaq mësohet se ekspertët e tryezës së reformës, duke respektuar të drejtën e opozitës për të ofruar opsionet e saj, kanë propozuar që Komisionit të Venecias t’i dërgohet një projekt-reformë me dy opsione në pikat e mosdakordësuara. Por ekspertët e PD kanë refuzuar edhe këtë propozim. Nuk është vështirë të kuptohet se të pasigurtë në drejtësinë e opsionit të tyre, i tremben mundësisë që Komisioni i Venecias të japë një opinion më të përshtatshëm për versionin tjetër. Dhe po të ndodhte një gjë e tillë, do ta kishin thuajse të pamundur të bishtnonin. Prandaj kanë braktisur tryezën duke u justifikuar se frikësohen “për kapjen e institucioneve të drejtësisë”. Ashtu?! Atëherë pyetja që shtrohet është: Vallë këta berishistët, që nuk lanë institucion dhe gjykatë pa kapur sa qenë në pushtet madje, që disa nga këto kapje i gëzojnë edhe sot e kësaj dite, e kanë më shumë merak pavarësinë e gjyqësorit dhe prokurorisë sesa, të themi, ekspertët ndërkombëtarë të OPDAT apo EURALIUS?!

***

Nuk kishim asnjë dyshim se PD do vinte te mosmarrëveshja. Por, sikundër e kemi theksuar, kjo nuk është një lajm fort i keq. Lajmi më i keq do të qe marrëveshja, domethënë pazari. Fatmirësisht ky i fundit nuk ka ndodhur, mesa ç’duket, edhe për shkak të qëndrimit pricipial të ekspertëve. Edhe atyre ndërkombëtarë. Nuk kemi asnjë dyshim që pas kësaj PD do luftojë që të realizojë pazarin klasik, “konsensusin” e kulisave politike që e kemi parë kaq e kaq herë në momente të tilla. Por ne shpresojmë se mosmarrëveshja e djeshme do të ketë davaritur iluzionet e ndërkombëtarëve (për shembull të ambasadorit amerikan Lu) mbi gjoja “unitetin” e lidershipeve politike shqiptare lidhur me reformën. Dhe prandaj edhe t’i shtyjë që për të finalizuar një reformë të reale në drejtësi, vërtet jetike për fatin europian të Shqipërisë, të trashendojnë lidershipet e diskredituara, dhe ti drejtohen sovranit për ta shprehur vullnetin me referendum! Vetëm kështu reforma në drejtësi do të gjejë një mbështetje reale.

Share This Article
13 Comments
  • Oh sa I duhet sales Nano te ishte ne pushtet, po edhe Mejdani xhanem per te bere nje marreveshje kulisash.
    Kujdoni Rexhep mejdanin ( kur I lutej saliut aman o sale mos ik se po ike ti na mori lumi te gjithe

    • Sot me 11 janar 2015,ne JUBILEUN E 70 VJETORIT TE SHPALLJES SE REPUBLIKES,kane vkere perkujtimore keto vargjet LAPIDARE te te MADHIT Shevqet Musarajit:

      EPOPEA E BALLIT KOMBETAR:

      U mbyt gjemia
      Me federale.
      “ – Vraponi burra,
      Kush mund te dale!

      Pacet fashizmit
      E Vinceremos
      Se iku koha
      E Babaqemos.

      Pa me fashizmin
      Glorian romane
      Vate dhe corba
      Musoliniane…

      C’e ndreq me popullin
      qe s’di c’kerkon!
      Do kthyer fleta
      Sa s’eshte vone!

      Pa dy – tri pushke
      Dhe ne armiqve
      Addio bello
      Prone e cifliqe!

      Do na mbulojne
      Plehrat e tokes,
      Do ngrihen kembet
      T’i bien kokes.

      Do dale djalli
      Nga fundi i dheut
      Do ngrihet bujku
      T’i thote beut:

      – C’beje zotrote
      Bej efendi,
      Kur une luftoja
      Per Shqiperi? –

      Pa do na nxjerre
      Kushedi c’deftere
      Zjarri i xhehnemit
      Mbi ne do bjere..!

      Prandaj o burra!
      Dhe ne ne cete.
      Atdhene e lire
      Ta bejme vete.

      T’i kthejme krahet
      mikut qe patme,
      t’i marrem xhane,
      se ndryshe vame…!”

      Pa kur t’i shohesh
      Dervene – dervene
      Ne vend te pushkeve
      Gota dhe ene.

      Jaka te ngrira,
      Bastun, ombrella,
      Pantofla, guante,
      Pizham, kapella.

      Te gjithe te pushkes,
      Te gjithe te malit…
      Tani qe i rane
      Patkonjte kalit.

      Na ngordhi kali
      I rane thonjte
      C’po vrapon balli
      T’i heqe patkonjte.

      “Na zien ne deje
      Gjak shqipetari,
      S’durojme kurre
      Zgjedhe barbari!

      Do bejme lufte
      De more de.
      Si lum ti popull
      Mezi na ke!”

      Pa nis dollia
      Theren kurbanet
      Varda rakia
      “Poshte italianet!”

      “Do bejme lufte
      Do tundim malet”
      Dhe fshati qeshet
      Dhe bota tallet

      Dhe vendi pyet
      “C’vapor i solli?
      Ku ish gjer dje
      Kjo fare sokoli?

      C’thua ti Daj Ceno?”
      “ – S’di gja o vlla
      Me bahen jane bullica
      Ne tevdil hava…”

      “Do bejme lufte
      Me armiq barbare,
      S’keni ku futeni,
      Dridhuni tradhetare!”

      “Kush jane tradhetaret?”
      “Shohim e bejme,
      Te marrim frenat
      Pastaj e gjejme…”

      “E bene luften
      Me pula strena,
      Tash dun dhe frena…”
      – Gjemon Daj Cena

      “-Dynjane sulltane
      E nderrun keta horra
      Dhe nje here dajakun
      S’e leshuan nga dora.

      Tash tek ne vrapin
      Si qente per petlla,
      Me na heq syte,
      me na vu vetlla…

      Po kush s’i njef se..!
      Nji ku ua thot daja
      Me kesi horrlliqesh
      Eshte ngope dynjaja!”

      Pellembe e gjak
      Andej matane.
      Luftojne e s’tuten
      Bijte partizane.

      As buke,as uje,
      As lecke veshur.
      Kepucet shqyer.
      Po armet ngjeshur

      Nga lufta kthehen
      Shkembinjsh deboje
      me gaz ne buze,
      me kenge ne goje.
      Me shume se ballisteve dhe zogisteve,kjo poeme sot lidhet me PD-istet dhe LSI-stet,shkaktaret e shkaterrrimit te shtetit shqiptar!!

  • Raporti i Bashës me Berishën është si dikur ai i Haxhi Lleshit me Enver Hoxhën

    po pse o mlppsh e fute kete rrjesht idio…

    po si nuk ju rrihet pa u krruar me perandorin enver profeti.

    kjo quhet sindroma “kadare” qe po nuk shane apo tallen keta ish bythelepires te xhaxhit enverin ju shajne kripto komunista

    o stefan…po si e zbulove qe berisha eshte kryetari real i PD ?….

    jo referendum o zoteri…o ML

    “referndumi” u be dy here

    ne qershor 2013
    ne qershor 2015

    populli do prangat berishes..i ka te gjitha dosjet gati por pengon
    andrea stefani dhe mediat +donald luja + plus i tredhuri edi rama

  • Mos folni shume per kinezin Lu i vendosur Ambasador nga Frank Wisner drejtuesi i Patton Boggs, lobues me pagese nga takas at e qytetareve shqiptar per Kriminelin Berisha, ne Kongresin dhe Qeverine Amerikane, i lidhur me Partime Demokrate qe eshte ne pushtet sot ne USA. Ambasadorit Lu i doli bojo qe kur shkoi tek SHQUP-i dhe i dorezoji Kriminelit Sali draftin e Reformes ne Drejtesi i derguar nga Komisioni i Venecias dhe ky Kriminel qe padrejtesisht eshte i lire nga ky system Padrejtesie, te bente verejtjet per kete reforme, 100 here turp.

  • Je shume larg te te qenit realist z.Stefani.Nen ombrellen qe jemi sot vetem nje njeri del pa lagur nga shiu i furrishem 25 vjeçar dhe ky eshte kryekrimi Berishe!Ambasadorit mik i jane leshuar duart krejt duke i mbajtur ombrellen Berishes qe te mos laget ndaj ne kete vend ç’do gje mund te dale por kurrsesi reforme drejtesie!Berishizmit i duhet çadra deri ne pranvere e paskesaj hedhe ne sulm bandat e diversanteve ngado qe jane per destabilizim vendi deri ne skenarin e ardheshem per largim te kesaj qeverie e futjes ne zgjedhje te reja si e vetmja rruge per te perveshur menget prestigjatoret e huaj e per te na numeruar votat per ekuiliber pushtetesh si domosdoshmeri e demo-kracise se domosdoshme te ketij sistemi tashme te kalbur qe mbahet me paterica si ai qe lame pas perpara 25 vjetesh .Te dorezosh sot Sali Berishen perpara drejtesise do te thote ti japesh sovranit drejtimin gje qe nuk ka ndodhur e nuk do te ndodhi kurr ne asnje vend kolional ku me kollaj eshte ti veshe prangat nje poplli e ta mbash lidhur ate se sa te prangosesh nje kryekrim te marre qe mund te shkateroje ç’do plan gjeopolitik .

  • rrofte Enver hoxha per keto politikanet e shqiperise te gjith jane njerez e te korruptuar edhe injorantat e shqiperise qe mundohen vetem per vete edhe per interesat e tyre

  • U lodha, tani te beje ç’te doje saliu. Mbase vdes te shpetojme se nuk ka rruge tjeter. Drejetesi s’ka per te pasur.

  • Dakord me Ty z.Stefani. REFERENDUM. Mbase e pranon kete version edhe PD. Por mbas kesaj vjen, po nga PD-ja kleçka tjeter…do te thone: dakord, por te behen njekohesisht me referendumin edhe zgjedhe te parakoheshme…Cfare mund te ndodhe ne kete rast?!t

  • Kokalari: Do bindem në seriozitetin e ambasadorit Lu kur të përballet me Uisnerin dhe Shkëlzenin
    0

    Postuar më: 6 Janar, 2016 tek Aktualitet

    Ekskluzive nga SHBA – Geri Kokalari thotë se do bindet që ambasadori Lu është serioz dhe i sinqertë në angazhimin e tij kundër korrupsionit në Tiranë, nëse ai përballet hapur me dy akte të rënda korruptive që kanë ndodhur në Shqipëri me “partneritet” amerikan: Albpetrol dhe Gërdeci.
    Aktivisti i njohur shqiptaro-amerikan ka qenë nga denoncuesit publik kryesorë në këto dy afera.
    Në rastin e Albpetrol “kjo mund të kërkojë nga ai (ambasadori) që të ballafaqohet me Frank Uisner…” – thotë Kokalari në një intervistë për DITA. Në rastin e Gërdecit ai thotë se nuk pret angazhim sepse kjo “do të hapte një nevojtore krimbash”.

     
     
    *********
    DITA botoi disa numra më parë një letër që Kokalari i dërgonte ambasadorit Lu sapo ky ishte vendosur në Tiranë.
    Në atë letër ai shkruante rreth dyshimeve se z.Lu ishte emëruar si rezultat i ndërhyrjes së grupeve lobiste që punojnë për Sali Berishën, përfshirë Grupin Podesta dhe Patton Boggs, një firmë që përfaqësohej nga Frank Uisner.
    Uisner dhe Lu kanë punuar së bashku për një kohë të gjatë dhe janë miq prej kohës studentore.
    A mendon njësoj z.Kokalari për ambasadorin pas zhvillimeve të fundit në Tiranë me atë që njihet si reformë në drejtësi?
    Xhevdet Shehu e intervistoi dje z.Kokalari dhe e pyeti nëse vijonte të ishte skeptik bazuar te lidhjet e ambasadorit.

    Berisha dhe përfaqësuesi i Patton Boggs, Frank Wisner
    – Unë nuk kam asnjë dyshim se Sali Berisha do të përdorë çfarëdo marrëdhënie që ai ka në dispozicion të tij, dhe ai do të tregojë gënjeshtra që janë më të mëdha se çdo mal në Shqipëri në përpjekje për të çarë rrugën e tij të kthimit në pushtet. Siç e kam lënë të kuptohet në shumë raste të tjera, unë besoj se ai është një megaloman i pamëshirshëm, i cili përfaqëson pengesën e vetme më të madhe të përparimit të Shqipërisë si një demokraci me një sistem gjyqësor funksional.
    Unë gjithashtu nuk kam asnjë dyshim se Berisha, me fondet e qeverisë shqiptare, e ka përdorur Frank Uisner si operativ të tijin të paguar, dhe nuk ka dyshim se Uisner kishte një marrëdhënie në të shkuarën me Donald Lu. Dhe këto gjëra unë i di, si dita që pason natën.
    Unë i solla të gjitha këto në vëmendjen e Komitetit për Marrëdhënie me Jashtë të Senatit në kohën e procedimeve të nominimit të Lu-së. Sot, unë nuk e di se deri në çfarë mase, nëse ka ndonjë, Uisner është përpjekur të ndërhyjë në emër të Berishës me anë të Donald Lu që kur ai mori pozitën e tij si ambasador.
    Megjithatë, unë mund t’ju them se në qoftë se unë do të mësoj se Berisha tani është duke përdorur Uisner në përpjekje për të lobuar me Donald Lu, e sigurt si nata që pason ditën, unë do ta sjell këtë në vëmendjen e anëtarëve të Kongresit në Uashington. Dhe nëse Berisha apo dikush tjetër mendon se kjo është një shaka, atëherë unë sugjeroj që ata t’i kërkojnë ambasadorit Uidhers nëse ai mendonte se ishte shumë qesharake, kur ai u detyrua të fluturojë për në Uashington për të dëshmuar para Komitetit Mbikëqyrës të Kongresit që hetonte AEY – thotë Kokalari për DITA.
    Hetimi i Kongresit për këtë çështje ka filluar me shkak angazhimin e Kokalarit.

    Ambasadori Donald Lu
    Por aktivisti, që tani është në krye të një organizmi me emër “Shqiptarët për një Shqipëri Demokratike”, thotë se do bindej në sinqeritetin e antikorrupsionit të ambasadorit nëse ai do angazhohej në çështjen e Albpetrol dhe Gërdecit, krime ku janë implikuar edhe amerikanët.
    “Diçka që do të më bindi mua nëse ambasadori Lu është i sinqertë në fushatën e tij kundër korrupsionit është në qoftë se ai merr iniciativën për të ushtruar presion ndaj qeverisë shqiptare për të hetuar rastet kur ne e dimë se ka prova të forta për korrupsion.
    Për shembull, në lidhje me Albpetrol, ne e dimë se tenderi i privatizimit ishte dhënë një bashkëpunëtori të Sali Berishës, i cili në mënyrë misterioze doli si fitues në orën njëmbëdhjetë, ndërsa ne e dimë se firma e Frank Visner, Patton Boggs, ishte konsulent i qeverisë Berisha për tenderin Albpetrol; ne gjithashtu e dimë se një garanci mashtruese bankare është përdorur për të siguruar tenderin. Është gjithashtu fakt se një dokument zyrtar i qeverisë shqiptare shpalli të vlefshme procesin e tenderit dhe garancinë bankare të Patton Boggs. Unë besoj se mashtrimi ishte kryer nga amerikanët dhe shqiptarët, duke përdorur American Chartered Bank….
    Nëse Ambasadori Lu është serioz në lidhje me luftën kundër korrupsionit në Shqipëri, unë sugjeroj që trysnia e tij mbi qeverinë shqiptare që të bëjë gjithçka ka në dorë për hetimin e këtij mashtrimi që është kryer kundër një institucioni amerikan federal financiar të licencuar.
    Dhe unë do të jem të lumtur ta ndihmoj atë në këtë çështje, dhe, në këtë mënyrë, fjalët e tij lehtësisht mund të shndërrohen në vepra. Por kjo mund të kërkojë nga ai që të ballafaqohet me Frank Uisner. Kjo mbetet të shihet nëse ai do të jetë i gatshëm për ta bërë këtë….” – thotë Kokalari për DITA.

    Sali Berisha e Fatmir Mediu
    Ai përmend edhe Gërdecin, ose siç njihet në SHBA, skandali AEY, ku Kokalari ka ndihmuar publikimet e njohura në faqen e parë të New York Times-it, me informacionin që iu dha nga Kosta Trebicka, më pas i vdekur në një aksident krejtësisht të dyshimtë.
    Një libër është botuar kohët e fundit në SHBA për këtë histori të përgjakur korrupsioni në nivele të larta.
    “Sipas librit dhe intervistave me dëshmitarët okularë, Shkëlzen Berisha ishte i implikuar në skemën e AEY, si dhe zyrtarë të lartë të qeverisë shqiptare. Pse nuk ka patur ndonjë hetim në bashkëpunimin e zyrtarëve të qeverisë shqiptare në çështjen AEY? Për fat të keq, gjatë kësaj periudhe, kemi pasur të dërguar amerikanë, si Marsi Ris, e cila me vetëdije shihte rrugë të tjera, për shkak të bashkëpunimit me Berishën dhe Mediun në lidhje me objektivat e tjerë të SHBA në Ballkan.
    Nëse Ambasadori Lu është serioz, ai mund të detyrojë qeverinë dhe gjyqësorin shqiptar të rihapë këtë çështje. Por unë mendoj se kjo nuk do të ndodhë kurrë, ndoshta për shkak se Departamenti i Shtetit ka frikë se do të hapë një nevojtore krimbash që mund të implikojnë njerëzit e vet – thotë Kokalari për DITA.
     

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *