Liga Araba ka dalë në bllok kundër qëndrimeve të Iranit, duke theksuar se ky shtet ndërhyn në çështjet e brendshme të vendeve të tjera.
Ministrat e Jashtëm të vendeve anëtare të Ligës u mblodhën mbrëmë vonë Kajro të Egjiptit për të diskutuar rreth kësaj çështjeje.
Ministrat kanë akuzuar Iranin e udhëhequr nga shiitët, për mosrespektim të marrëveshjeve ndërkombëtare dhe për dështim të qëllimshëm për mbrojtjen e përfaqësive diplomatike të Arabisë Saudite në Teheran.
Vendi i vetëm që i ka kundërshtuar këto kritika ishte Libani, që ka popullatë shumicë shiite. Megjithatë, në kumtesën e publikuar pas takimit, Liga Arabe nuk ka përmendur ndonjë masë ndëshkuese kundër Iranit. /Dita/

Po Shqiperia , si antare me te drejta te plota ne kete organizate , ç’qendrim ka mbajtur ?