Arrestohen trafikantët me 76 kg drogë si dhe armë në automjet

Saimir Lleshi

Dy persona kanë përfunduar në prangat e policisë, pasi janë kapur me 76 kg drogë. Aksioni policor u ndërmor në fshatin Borsh të Sarandës, ku ka arrestuar shtetasit Taulant Lamaj dhe Oleger Lamaj, 32 dhe 33 vjeç.

“Shërbimet e Policisë, gjatë orëve të para të mëngjesit, në aksin rrugor Çorraj-Borsh, kanë bërë të mundur kapjen në flagrancë të shtetasve: Olgert Lamaj, i cili posedonte mjetin tip “NISAN”, në të cilin Shërbimet e Policisë gjatë kontrollit që i kanë bërë këtij mjeti, kanë gjetur dhe sekuestruar një sasi lënde narkotike prej 76 kg kanabis, e cila ishte e ndarë dhe e paketuar në 38 pako (2 kg secila) të mbështjella me letër natribani të tejdukshme”, sqaron policia.

Gjithashtu, në të njëjtin vend (50 m më larg) është gjetur i parkuar mjeti tip “BMW-X5” me drejtues shtetasin Taulant Lamaj, në të cilin Shërbimet e Policisë kanë gjetur dhe sekuestruar një armë zjarri “Automatik” model 56.

Policia ka sekuestruar në cilësinë e provës materiale drogën, dy automjete si dhe armët. Materialet do ti kalojnë Prokurorisë në ngarkim të shtetasve të mësipërm për veprat penale “Prodhim, shitje e lëndëve narkotike” dhe “Armëmbajtje pa leje” kryer në bashkëpunim. /Dita/

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *