Tapë në detyrë, pranga inspektorit të policisë

Saimir Lleshi

Një inspektor policie është arrestua në flagrancë nga Shërbimi i Kontrollit të Brendshëm të Ministrisë së Brendshme mëngjesin e sotëm.

Burime zyrtare thanë se inspektori Enri Veseli me detyrë trup shërbimi, Patrullë e Përgjithshme në Komisariatin e Policisë nr. 6, Tiranë përfundoi në pranga rreth orës 02:30 të mëngjesit. Arrestimi i Veselit u krye pasi drejtoi mjetin e policisë në gjendje të dehur.

Ai u ndalua nga patrullat e policisë “Shqiponja” në afërsi të sheshit “Karl Topia”, Tiranë. Nga veprimet hetimore rezultoi se në momentin e konstatimit, punonjësi i policisë kishte braktisur detyrën ku ishte planizuar me shërbim.

Materialet hetimore do t’i kalohen Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë për veprat penale të “Drejtimi i automjetit në mënyrë të parregullt” dhe “Shpërdorimi i detyrës”. /Dita/

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *