Gabuan ata që luftuan?!

redaktor

Dërguar me SMS
Në numrin e redaksisë

Duan t’u heqin dekoratat atyre që i vunë pushkën okupatorit. Paskan bërë gabim ata që ju bashkuan koalicionit antifashist! Sipas tyre, në rast se vendi sulmohet nga ndonjë fuqi e huaj, djalëria të mos rrëmbejë armët! Si në vitet 1998 kur serbi sulmoi Kosovën, ndërsa vendi amë kish shkatërruar ushtrinë e tij. Që PD-ja ka nëpërkëmbur Luftën NAÇL dhe protagonistët e saj dihet, por që këtij qëndrimi t’i bashkohet PS-ja, është pabesi. Rrufjanët politikë e dinë se pafillet që i varin njëri-tjetrit në qafë nuk kanë vlerë para medaljeve të trimërisë e atyre të punës, ndaj kanë ndërmarrë nismën e dënueshme për t’ju hequr medaljet, akt që sjell indinjatë në opinion, por mbase Gjykata Kushtetuese e hedh në kosh si ligjin që penalizonte bizneset. Të dy palët duan të rrisin vlerat e tyre, në fakt kanë spekuluar me pushtetin e vijnë era tender. Ashtu si shtuan pasurinë e tyre duan të shtojnë famën duke marrë dekorata e grada shkencore. Nga Xhevdet Cora

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *