Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa tha se qeveria aktuale do ta vazhdojë punën e saj deri në vitin 2018, kur edhe i përfundon mandati qeverisës.
Mustafa i përgjigjet kështu kërkesës së opozitës, e cila kërkon largimin e qeverisë aktuale.
“Qeveria do të vazhdoj të punoj deri në vitin 2018, faleminderit”, tha Mustafa.
Deklaratat u bënë në përkujtim të 17 vjetorit të vrasjes së të Lidhjes Demokratike të Kosovës Enver Maloku. Mustafa është kryetari i LDK-së. /Dita/
