Berisha “zbulon” planin e ri të Besos së “Tajvanit”

Saimir Lleshi

Ish-kryeministri Sali Berisha ka publikuar mesazhin e një qytetari që i bën me dije se në krye të Policisë së Korçës, është emëruar një njeri i afërt me biznesmenin Besnik Sula, me të cilin Berisha ka pasur jo pak fërkime ditët e fundit. Në një mesazh në rrjet, Berisha e lidh këtë emërim me hapjen e shtegut për trafikun e drogës.

“Qytetari dixhital denoncon emërimin e drejtorit të policisë se qarkut të Korçës, si njeri prej menaxhereve te Besnikut te falimentuar të Partisë, me qellim qe Beso te hapi linje te re droge dhe te kontrolloje trafikun e saj.

Kështu pra, Saje Qorri jo vetëm njoftoi bandën e megatrafikut te drogës së Durrësit, qe drejtohej direkt nga vëllai i Besnikut te falimentuar të Partisë, se denoncimin nuk e kishin nga ai por nga SHISH dhe prokuroria, por ai i dha Besos kontrollin e nje linje tjetër kryesore të drogës, duke emëruar drejtor te policisë së Korçës, Ajetin e tij. Përveç këtyre, banditi me uniforme, Ajet Zyberi i ka telefonuar direkt vëllaçkos se Besnikut te falimentuar, ne krye te grupit te megatrafikanteve te Durrësit,, dhe i ka thënë se këtë (zbulimin) nuk e keni nga Saje Qorri, pra nuk është ai që ju ka shitur por e keni nga SHISH dhe prokuroria.

I bej thirrje prokurorise se shtetit te hetoje me perparesi keto denoncime qe flasin per kapjen koke e kembe te policise dhe qeverise nga bandat e trafikut te droges”, shkruan Berisha në FB.

Më pas, Berisha poston mesazhin e qytetarit.

“I nderuar Zoti Berisha desheroj te ju informoje se nga investigim i përciptë me rezulton se Drejtori i Policisë se Korçës Ajet Zyberi është aksioner në bizneset e Besnik Sules. Madje ka te punësuar edhe bashkëshorten. Ne deklarimet e pasurisë se tij ka deklaruar kursimet që bashkëshortja ka kursyer nga puna tek Beso. Por burime konfidenciale ne policinë e Korçës thonë se Zyberi i ka krijuar terren të përshtatshëm Sules për trafik te lendeve narkotike, madje shkojnë dhe me tej, duke thënë se Beso ka ndërmjetësuar që Zyberaj te vinte ne Korçë thjesht për të hapur një linjë trafiku droge.”

Share This Article
2 Comments

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *