Qeveria ka përcaktuar kriteret e përfitimit të veshmbathjeve civile për punonjësit e policisë ushtarake në Forcat e Armatosura.
Punonjësi i Policisë Ushtarake trajtohet me veshmbathje civile në vlerë leku, një herë në vit, në masën e gjysmës së pagës mujore. Kriteret që duhet të plotësojë punonjësi janë: a) Të ketë jo më pak se një vit pune në Policinë Ushtarake; b) Të jetë ushtarak aktiv i Forcave të Armatosura.
Trajtimi financiar do të jepet në muajin e parë të plotësimit të një viti nga trajtimi i mëparshëm. Referencë për trajtimin financiar merret paga që përfituesi ka në momentin e lindjes të së drejtës së përfitimit. / DITA
