Vargje të nënshkruara,
Kapo Labi
O Ditë, se ç’na ka gjetur
Me këta fqinjët tanë
Historia përsëritet
Në Prishtinë e në Tiranë.
Dikur na ishte Pashiçi
Me një tufë mercenarë
Solli Zogun në pushtet
Kriminelin tradhëtar.
Vrau e vodhi sa deshi
Na shiti në italianë
Arkat me flori i ngjeshi
Iku e mori dynjanë.
UDB-ja s’na harroi
Me në krye Sllobodan
Dy spiunë na dhuroi
Në Prishtinë e në Tiranë.
Dy armiq të shqiptarisë
Kanë shitur e kanë vrarë
Vodhën lekët e Dardanisë
Futën në burg Jasharë.
Isa pionier i serbit
Sala Super gjakatar
Kush mbështet këta spiunë
S’meriton të jetë shqiptar.
Drejtësi të rëntë flama
Se dy sy i ke në ballë
Ose jeni të paaftë
O të gjithë jeni kusarë.
