Berisha vlerëson nismën e Nishanit, ndërsa flet edhe për “blerjen” e deputetëve të opozitës

Saimir Lleshi

Ish-kryeministri Sali Berisha foli gjatë gjatë një takimi me gazetarë, ku midis të tjerave u pyet edhe për diskutimet se disa prej deputetëve demokratë mund të blihen për të kryer ndryshimet kushtetuese. Berisha tha se pavarësisht kundërshtive, deputetët e opozitës nuk janë njerëz që blihen dhe shiten.

“Kam bindjen se nga opozita Edi Rama nuk do mund të garantojë asnjë votë. Deputetët e opozitës pavarësisht nga kundërshtitë që mund të kenë nuk janë kriminelë që shiten dhe blihen, nuk i përkasin merkatos së lirë, por janë njerëz me integritet, të përgjegjshëm dhe kjo që përhap Edi Rama është thjesht një presion që i bën aleatit të tij në qeverisje”, u përgjigj Berisha.

Duke folur për nismën e Presidentit për një tryezë politike për të diskutuar për reformën, Berisha e vlerësoi nismën në fjalë.

“Presidenti i Republikës mendoj se kishte ide shumë të drejtë, thirrjen e kryetarëve të partive politike në mënyrë që ti inkurajonte për një përballje të përbashkët, të një problemi themelor që është kushtetuta e Re. Kemi të bëjmë me një kushtetutë të re, po ndryshohen 67 nene. U tha dhe e dhanë të gjitha mediat, ditën që u tërhoq drafti i kulisave, Xhafa-bis, u tha se pasi ta hartojnë ekspertët do ti kalojë komisionit parlamentar. Kjo lehtësonte punën e ekspertëve, u bënte të mundur atyre të paraqisnin ide të ndryshme ku politikanët të përzgjidhnin ato të pranueshmet”, tha ai.

Share This Article
5 Comments

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *