Dhjetëra punonjës janë shkarkuar nga detyra në kompaninë e Operatorit të Shpërndarjes së Energjisë, ndërsa për pesë prej tyre është bërë kallëzim penal në prokurori. Ata akuzohen për shpërdorim detyre.
“Pas një analize dhe verifikimi të plotë për mënyrën si është punuar në terren, ka konstatuar shkelje dhe parregullsi në procedura të ndryshme te 78 punonjës, të cilët kanë abuzuar me detyrën. Ndaj tyre është marrë masa administrative e largimit nga puna!”, informon OSHEE
Katër prej tyre, me iniciale Z.C, G.Sh, B.K dhe E.S me funksion lexues nga grupi operativ, janë kallëzuar në prokurori për “Shpërdorim Detyre e kryer në bashkëpunim”.
Katër ishin pjesë e strukturës në Degën e Shitjes, Sektori Lexim – Arkëtimeve, Njësia Tirana 1, OSHEE, kurse i pesti me iniciale D.S, punonte në Agjencinë e Shkodrës. /Dita/
