Sulmet seksuale dhe aktet e tjera të emigrantëve kanë bërë që qeveria gjermane të ndërmarrë masa ekstra për dëbimin e tyre.
Aktet dhe sjelljen e pahijshme në Këln gjatë natës së ndërrimit të vitave, ku dhjetëra gra u ngacmuan seksualisht, kanë shkaktuar jo pak reagime në opinionin publik gjerman, ndërsa ka çuar në protesta të dhunshme të ekstremistëve të djathtë. Ministria e Brendshme gjermane ka miratuar rregulloren e re, e cila ashpërson dëbimin e emigrantëve.
Lajmi i ndryshimit të procedurave u dha fillimisht nga Ministri i Brendshëm, Thomas de Maizere, i cili nënvijëzoi se refugjatët duhet të respektojnë ligjin dhe rregullat vendase.
Ai shtoi se nga masat e reja nuk do të kursehen as të miturit, në rast se sjellja e tyre nuk do të përputhet me normat ligjore.
Në të njëjtën linjë qëndroi edhe Ministri i Drejtësisë, Heiko Maas duke thënë se Gjermania nuk mund të pranojë askënd mbi ligjin. 553 gra dhe vajza kanë paraqitur në polici për të bërë ankesa, ku 45% prej tyre thonë se janë sulmuar seksualisht. /Dita/

Po a mund t’i zesh bese gjarprit islamik ?