Prej disa kohësh, portali ‘syri.net’ publikon pa marrë më parë leje, opinionet e gazetës “Panorama”, autorët e të cilëve kanë një kontratë epër të shkruar vetëm për gazetën “Panorama”.
Rasti më flagrant është ai i ditës së sotme, kur ky portal vodhi hapur opinionin e z. Fatos Lubonjës.
“Megjithëse në gazetën print theksohej ndalimi i publikimit pa marrë më parë leje dhe në faqen online të “Panorama”, shkrimi i zotit Lubonja ishte me logo, portali ‘syri.net’ e vodhi duke e publikuar në faqen e tij.
Opinionet janë një kategori veprash të cilat mbrohen nga ligji për të drejtën e autorit dhe publikimi i tyre pa u autorizuar, ne rastin konkret nga gazeta “Panorama”, përbën vjedhje dhe shkelje të hapur të legjislacionit vendas.
Gazeta “Panorama” do t’i drejtohet gjykatës për vjedhjen që i është bërë nga portali “syri.net” duke kërkuar dëmshpërblimin e humbjes së shkaktuar” thuhet në një njoftim në versionin online të gazetës.

MOS KINI MERAK SYRI&PANOMARA NUK JU LEXON KUSH.
LUFTE E MORRACAKEVE.
Amani, ore i jepni ca leke Lubonjes se grua nuk gjeti dot. Do vdes marhem.