Është dashur të shpëtohen dy pastrues xhamash, të cilët kishin mbetur përjashta ndërtesës më të lartë në Teksas të Shteteve të Bashkuara.
Ata kanë mbetur në 100 metra lartësi, si pasojë e një ngatërrese në çikrikët që e mbajnë shportën ku po qëndronin.
Mirëmbajtësit u kanë lëshuar atyre një litar që të lidhen, në mënyrë që të jenë të sigurt, derisa kanë qëndruar në atë vend për 40 minuta.
Pasi nuk kanë mundur të rregullojnë pajisjen që shfrytëzohet për pastrimin e xhamave të objektit prej 75 kateve, është vendosur të thyhet një xham dhe ata të hyjnë në ndërtesë.
