Gojët e liga thonë se javën e kaluar, në një takim me fëmijët e kopshtit nr. 5 në Atlanta, Xhorxhia, ambasadorja e Republikës së Jashtëzakonshme dhe Fuqiplotë të Shqipërisë në SHBA, zonja Floreta Luli-Faber, rrëfeu një përrallë që për shumë media dhe analistë amerikanë, ishte një alegori e hollë për të përcjellë një mesazh politik.
“Dhe Hirushja u sëmur, ndaj e shtruan në QSUT, në Tiranë”, po thoshte ambasadorja, “por njerka e Hirushes u gëzua shumë kur drejtuesit e spitalit i thanë se nuk do paguante asgjë, pasi ishte falas. Shumë mirë, tha njerka, se s’kisha ndërmend të paguaja për këtë tyryfyçkën që ecën zbathur dhe sëmuret…”.
Mësohet se fëmijët amerikanë u shastisën nga koncepti i mjekësisë falas, dhe pëshpëritën me njëri-tjetrin, “ua spitali falas, si jashtë shtetit…”.
Por mesazhi i diplomates kyçe në Uashington, ishte më i thellë: “Edhe ju brezi i ri në Amerikë, duhet ta mbështesni nismën e presidentit për reformën e shëndetësisë, Obamacare…”.
Pas këtij episodi, një pjesë e mediave e lavdëruan nëntekstin e zonjës Faber, madje sollën në kujtesë ndërhyrjet e tjera delikate të saj, siç ishte rasti i kontestimit të zgjedhjeve lokale në kontenë Bakaçunga të shtetit Uajoming.
“Do doja shumë që këto zgjedhje të ishin një hap përpara për demokracinë e komunitetit të Bakaçungas”, pat deklaruar Faber, “por kjo në radhë të parë është në dorën tuaj”.
Pati ndërkaq, edhe reagime kritike, megjithëse me doza të moderuara. Më i drejtpërdrejtë ishte kandidati republikan për presidencën, Donald Trump, sipas të cilit “ambasadorët e vendeve mike ne i respektojmë, por hallet tona s’na i zgjidh kush nga jashtë, nëse nuk lëvizim vetë”.
Por menjëherë pas një deklarate të shkurtër të ambasadores, sipas të cilës “ka disa kandidatë për presidentë, pasuria e të cilëve kalon 123 herë GDP-në e vendit tim”, Trump iu desh të bënte një hap pas.
“Ajo fjali është nxjerrë nga konteksti”, deklaroi Trump.
Opinioni publik amerikan pret me kureshtje mesazhet e ambasadores shqiptare, gjatë vizitës së përbashkët që do të kryejë me presidentin Obama në çerdhen “President Nishani” të Bronksit, e ndërtuar me ndihmën e një granti të Fondit Shqiptar për Vendet e Botës së Parë.

sa fat paska Amerika qe I ka shkuar atje kjo ambasadore qe po e ndihmon me keshilla te mira….lum Amerika ti kendojme kengen
Amerik çe pate fat qe u bere me ambasadore Faber//
Imagjinova nje sekond Hirushen te shtruar ke spitali QSUt; do kish vajtur me te shumtet qysh diten e par hahahaha
Po kjo Floreta paska fantazi te shfrenume! cerdhja ‘president Nishani’ ne Bronx???
Nuk ia ka vene ajo emrin, por financuesi i cerdhes! Ndonje cecen!
po tallni thenby me keto lajme per aktivitetin e amasadoreve tane. keta vetem per dreka darka, barcaleta dhe guide shoppingu jane, gje tjeter sdine te bejne
Bravo qenka vajze me fantazi çika ?! Dhe une kur e emeruan , mendova “cfare ka kaq te vecante kjo si vajze ?” !
Ja pra , fantazia , qe jo cdo vajze i qellon ta kete , lere pastaj ta beje realitet !
Fycke…flet sikur Shqiperia eshte superfuqi…qsut eshte bere per filma horror…
ah sa kam qesh
keto po qe paskan qene komente
Termet politik….haaaaaaaaa…po kush qan b….. ne Amerike per nje ambasadore anonime.
Behuni pak serioz.
Do te uroja te ishin ne kete lartesi te gjithe perfaqesuesit tane ne marredhenjet me te huajt, sepse pergjithesisht jane me sh te prirur per tu perulur e lepire dhe as nuk u shkon ndermend te lartesojne popullin qe perfaqesojne. Vecanerisht ne histori vlera qe u mungojne popujve te tjere, ne folklor, etnografi e lashtesi gjuhesore.
Ju lumte Z. Faber!
Fasleminderit shume!
Ua paskemi dhene Nishanin amerikaneve qe t’i beje edhe ata GJYTYRYME si veten??
Po per ne kush do kujdeset tani e tutje pa Nishanin???
ahahaaaaaaaa
sa kam qesh
hallall :):)
Dashuria e shqiptarise duhet te jete e dashuruar me Ameriken perjetesish pavarsisht se kush vjen President.
Ne jemi vend i vogel si zogjet e shqipes ne cerdhe.Nga na duhet kohe te behemi te afte te fluturojme.
Nga e gjithe shtetet e botes askush nuk na doli ne mbrojtje te liris vec Amerikes.Mos te ngutemi me zgjuarsi kur nuk kemi kapacitet.
Ambasadoresha jone e nderuar Faber thuhet se po merret me punera te medha.Keshtu ajo eshte duke bere listen e Bilaleve te diaspores ne Amerike qe do te ftohen ne Tirane per tu “instruktuar” nga Kryecari i qeverise se si te ndihmojne qeverine dhe popullin american ne keto dite te veshtira te korrjes se canabisit per te arritur rezultate me te larta .
nje gje eshte e vertete qe gjithe diplomatet e huaj qe kane sherbyer ne Shqiperi perfitojne nga Ramakar shebim shendetesor falas