Një foshnjë e porsalindur është shpëtuar vetëm pak minuta përpara vdekjes pasi prindërit e saj e braktisën në një kanal të ujrave të zeza në temperatura ekstreme, -16 gradë.
Kalimtarët njoftuan menjëherë autoritetet pasi panë foshnjën, gjinia e të cilës nuk është identifikuar ende .
Fëmija i porsalindur ishte i mbuluar në gjak dhe kishte marrë ngjyrë blu nga i ftohti i acartë.
Video është filmuar në Ordos, një nga 12 qytetet e rajonit autonom të Mongolisë në Kinë dhe tregon momentin se si një polic guximtar nxjerr foshnjën nga kanali kur më pas ja kalon dikujt tjetër për ta mbështjellë me një batanije.
https://www.youtube.com/watch?v=XOZB_rbDBdE&feature=youtu.be
