Kujtimet e papublikuara kurrë të ish-oficerit të Sigurimit që shoqëronte liderin komunist. Cila ishte kërkesa e ngutshme e mjekut Berisha, teksa Kapo po lëngonte në shtratin e vdekjes. Çfarë ndodhi me të.
Në datën 9 janar 2016 pati një “shpërthim” të fuqishëm nga ato të zakonshmet skizofrenik të Berishës kundër gazetarit Andi Bushati. Me të njëjtat tone të ashpra, duke humbur çdo masë logjike dhe etike, i është drejtuar Berisha këtij gazetari edhe në 22 janarit 2011, pas krimit shtetëror që ky ish-kryeministër kreu ndaj 4 qytetarëve shqiptarë, të cilët i ekzekutoi para Kryeministrisë vetëm sepse protestuan dhe kërkuan dorëheqjen e tij.
Fjalori i përdorur prej Berishës ishte afërsisht i njëjtë, domethënë me të njëjtat zhargone banale si dhe herë të tjera ndaj kundërshtarëve të tij, brenda kuadrit amoral që e karakterizon këtë gojështhurur.
Por pak më ndryshe sesa herë të tjera, në këtë reagim të fundit të Berishës u vu re me tepri edhe një dozë e tepruar mllefi që i zinte frymën dhe që e kapërcente çdo kufi. Berisha nuk mundi të vetëpërmbahej këtë radhë ndaj Bushatit, duke i përmendur edhe “gjyshen”; ky i fundit e shkeli aq rëndë në “kallo” Berishën, sa i kujtoi atij “prapanicat” e shumta që kishte lëpirë e larë për t’u futur në Bllok!
Dhe mllefosja e papërmbajtur e Berishës lidhet me një të vërtetë të pakontestueshme, me faktin që njërën prej prapanicave që Berisha kishte larë më së shumti me duart e tij në vitin 1979, ishin pikërisht këto të Andit, atëherë 9 vjeç.
Në vitin 1979 Hysni Kapo ndodhej i shtruar në spital në Paris të Francës. I vetmi nip që ishte “ilaçi” më i mirë për gjyshin Kapo, dhe që ia kishin çuar për ta patur pranë në ditët e fundit të jetës së tij në Paris, ishte Andi 9 vjeçar.
Së bashku me ekipin mjekësor dhe grupin e shoqërimit të Hysni Kapos, si “mjekë”, por “de fakto” me mision tjetër, në spitalin e Parisit shkoi edhe Sali Berisha.
Për t’u bërë më i afërt me Hysni Kapon, “mjeku” Berisha “derdhi” gjithë përkëdhelitë dhe dashurinë e tij mbi Andin, madje duke u bërë edhe kaluar “mamit të mirë”, sepse i lante atij edhe të ndenjurat. Dy herë në ditë – sipas Eqerem Sinanit, njërit prej oficerëve të Sigurimit të Hysniut.
Pikërisht në këto ditë të vitit 1979, përmes shfrytëzimit të “dashurisë” për Andin, si dhe duke ju lutur e stërlutur me një këmbëngulje deri në pështirosje, Berisha arriti – sipas Eqeremit – të hyjë në dhomën e spitalit, ku Hysni Kapo luftonte me vdekjen, dhe i mori atij miratimin për të çuar pas pak ditësh po aty në Paris, me lekët e shtetit komunist, vajzën e tij Argita, të cilës i bëri atë operacion të rëndësishëm kirurgjikal plastik, duke i mbuluar kështu difektin e rëndë në fytyrës së saj.
Eqerem Sinani, ish oficeri i sigurimit të Hysni Kapos, kujton se një natë më parë, aty rreth orës 24.00 të mbrëmjes, para se Berisha t’i lutej dhe t’i kërkonte “nderin” për të bërë ndërmjetësin me Hysni Kapon për “hallin” e Argitës, i kishte thënë Eqeremit ta shoqëronte nëpër të gjitha dhomat e spitalit gjigant të Parisit. I pyetur nga Badigardi i Hysni Kapos pse donte t’a bënte këtë gjë, Berisha i ishte përgjigjur se… donte të shihte se sa njerëz vdisnin në këtë spital gjatë një nate!
Janë pikërisht këto “kujtime” të “hidhura” që e bëjnë Berishën të papërmbajtshëm në akuza dhe në përdorjen e zhargonit gojështhurur kundër Andi Bushatit, këtij ish fëmije “plangprishës”, i cili i kujton Berishës kohën e turpshme dhe të largët 37 vjeçare, kur për të fituar besimin dhe dashurinë e Hysni Kapos,nuk e kishte për gjë që t’i ndërronte pelenat nipit të tij Andi Bushati!

Nipit Andit 9 vjec Berisha i nderronte pelenat….perralla te sigurimcit Eqerem.
Mjaft me marrina ju lutem,Eqeremi e shoket e ti qe sherbenin jasht apo ne percjellje te figurave te larta e din me mire se si funksiononte pergjimi mes njeri tjeterit.
Andi e paska bythen si manjet. Sala ne moshe te re, Enveri me vone, Ramizi me shume, obobob
Me pelqejne shume artikujt tuaj. Keto perforcojne edhe njehere faktin se shqiptareve nuk ja u hedh dot njeri, sepse shqiptaret duan ta dine gjithmone t verteten, per kete te vertet zihen dhe grihen dhe nuk i ze gjumi, shahen dhe vriten se nuk ja u mbush dot mendjen, kerkojne me insistim FAKTE. ….dhe kur faktet jane ne tavoline thone te kenaqur; “thash une, kjo ishte e verteta……. dhe shkojne e flejne gjume te lumtur, se ai paska qene me i zoti.
Por kur ta kuptoje shqiptari se, te konstatosh eshte vetem drita qe ndizet per te ndricuar erresiren dhe se atehere ai duhet te filloje punen, shqiptari kthehet nga ana tjeter dhe ja fut prape me gjume. Keshtu vazhdon historia e Shqiperise, shqiptari fle, armiku punon.
Filloni shani prape Salen tani, Sala eshte punetor, lau bithen e Andit, te Hisniut, Enverit …
e pastaj fitoi mbi te gjithe, Ka 25 vjet qe ju ve brire dhe ju kerkoni azil ne Gjermani. Hajdeni se na duheni per te na lare bithen, se kaq e keni mesuar nga ai.
Kjo ”angela” ka thene nje te vertete ! Jo bla-bla-bla , mjaft me sensacione ! Sali Milloshe-
vici po i ben talim nje populli te tere dhe ne kenaqemi vetem se nxorri Andi nje sekret pas
25 vjetesh per ”prapanicat” dhe pikerisht kur ? Kur ju ”ngaterruan” kordinatat me Beisho-
vicin…”Dhe pasi i themi keto ,jakepusim nje gjumi te thelle letargjik 25 apo 500 vjecar….!!
ACT NOW , THA DIKUR AMBASADORI I SHBA-s , ARVIZU ……