Kryeministri Edi Rama thotë se kishte udhëtuar për në Majemi të Shteteve të Bashkuara të Amerikës pasi i kishte dhënë fjalën një burri të moshuar që kishte kaluar një sëmundje të rëndë.
“Unë u nisa për një udhëtim familjar, për një fjalë të dhënë një burri të moshuar, që para vitit të ri kaloi një sëmundje shumë të rëndë dhe e kam telefonuar në spital dhe i kam thënë se çdo gjë do të shkojë mirë dhe se vitin e ri do ta kalojmë së bashku. Sigurisht ai më kërkoi të mbaja fjalën. Unë s’mund të shkoja të festoja vitin e ri me të atje, por mora 3 ditë të çmuara dhe mora një rrugë shumë të gjatë bashkë me Lindën, ndërkohë që këtu koincidoi me fillimin e reshjeve të rrëmbyera dhe pastaj u ktheva”, tha kryeministri.
Rama thotë se familja e tij nuk mund të përjashtohet nga pushimet. “Në radhë të parë e mësova se biletat nuk shiten janë të rezervuara, dhe janë kompani apo korporata që i rezervojnë në mënyrë vjetore. Fati ishte që dikush që kishte një rezervim të tillë na dha mundësinë për të parë atë ndeshje. Unë jam i gëzuar që më jepet mundësia për të parë një ndeshje të tillë live. Ku është mëkati që kam bërë këtu?”, sqaroi Rama kur u pyet për pjesëmarrjen në ndeshjen e NBA.
Edhe për pagesat, Rama tha se janë paguar nga buxheti familjar. “Kjo është një vizitë private, dhe i paguan pjesa më e mirë e familjes që merret me aspektin familjar, zonja ime. Ajo mban llogaritë e familjes. E kemi financiar vetë”, deklaroi ai për Eni Vasilin në News 24.
Pyetjet për shtëpinë:
Ju keni një shtëpi pak të çuditshme…
Është shtëpia ime ndaj, sepse unë jam pak më ndryshe. Jam i çuditshëm.
A është e vërtet se është 88 m e gjatë?
Sa i takon llogarive, janë të gjitha në dosjen time. Unë nuk jam vetëm, jam i martuar fatmirësisht. Po të shihni dosjen, është qartësisht e thjesht dhe shpjegon qartë. Kur Saliu thotë këto 57 motra, avokat Ngjela thotë se s’di të bëjë tri-dimensionalen. Unë kujtoja se tallej avokati, pro ka një pikëpamje reale.
Është një shtëpi që është ndërtuar me materiale të thjeshta. S’ka suva, dhe s’ka kolona. S’ka abazhur, është me poça të thjeshtë. S’ka brenda mobilie të sjella nga firmat, dhe janë bërë me bojra nga unë. Pjesa e jetueshme është 250 m katrorë. Është e ndërtuar ndryshe, sepse është shtëpia ime. Isha pa shtëpi, e më thoshin se ka 200 shtëpi. Pastaj u bëra unë me shtëpi, fal gruas, dhe e them me mburrje. Shtëpi është ndërtuar kur isha në opozitë.
Është blerë toka në atë kohë..
Jo shtëpia është bërë kur isha në opozitë.

Edhe Veliajt ja ka bere dasmen dy serish nana e tij.
Legen.
Ti nuk je i cuditshem Zoti Rama, ti je legen. Po ta dija se kishe per shtepi keto mure gri nuk do te vija kurre vizite ne Shqiperi. Zot e perendi ndihmoje krijesen tende, se une hoqa dore.