Tani rregulli është përjashtim

redaktor

Dërguar me SMS

Në numrin e redaksisë

Ja, kështu vërtetohet kostoja e rëndë që morën në kurriz shqiptarët me ardhjen e pseudo demokratëve në skenë, kosto shumë e rëndë, që përfaqësohet vetëm nga një emër. Ky emër i zi që përkthehet në këtë vendin tonë të bekuar, mjerim, çnderim, polarizim, shfrytëzim i shumëfishtë, padrejtësi me kosto dhjetëra mijëra jetësh të pafajshëm.

Tani, me të vërtetë jemi bërë një vend ku jemi të lirë të bëjmë çfarë të duam e si të duam. Tani rregulli është përjashtim dhe paligjshmëria quhet rregull. Tani zbatimi i ligjit, kërkesa për rregulla bashkëjetese janë anakronike. Nëse ju duhet ky vend o njerëz, ka mbetur vetëm një rrugë e vogël për ta provuar edhe një herë, kjo rrugë e ka emrin “referendum”. Miqtë që u provuan tani, edhe ata larg edhe ata afër nesh, le të bëjnë sehir. Atë ç’ka deshën prej këtij vendin e kanë marrë. Ata që e kanë në kurriz Saliun dhe salokracinë janë mbi 90% e popullit. Kjo është kostoja me emrin e ndyrë Sali!

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *