Një gazetare amerikane u sulmua teksa po bënte një transmetim direkt në televizion.
Rasti ndodhi në Los Angeles, kur reporterja bërtet me të madhe, teksa sulmohet nga një i ri.
Gazetarja e televizionit KTLA Mary Beth McDade ishte duke raportuar mbrëmjen e së hënës për gjendjen e fansave pas vdekjes tragjike të yllit të rrokut David Bowie në Walk of Fame.
Zëdhënësi i policisë së Los Angeles, Mike Lopez tha për Los Angeles Times se incidenti nuk u konsiderua si sulm dhe se askush nuk u dëmtua prej tij. /Dita/
https://www.youtube.com/watch?v=sxaTDMi7TqI
