Mund të flisnin kundër shefit në punë apo kundër kompanisë? Epo, kujdes ata mund t’ju përgjojnë. Të paktën këtë të drejtë ua jep Gjykata Evropiane e të Drejtave të Njeriut, e cila ka vendosur që kompanitë kanë të drejtë të monitorojnë mesazhet privatë të punonjësve të tyre gjatë orarit të punës.
Lajmin e bën me dije britanikja “The Independent”, sipas të cilës Gjykata Evropiane e të Drejtave të Njeriut ka marrë një vendim të tillë pas një rasti të një inxhinieri rumun, i cili u shkarkua nga detyra për përdorimin e mesingjerit të Yahoo-s gjatë orarit të punës, teksa fliste me të fejuarën e tij si dhe me vëllain.
Kompania e lejonte atë që t’iu përgjigjej vetëm klientëve, por Bogdan Mihai Barbulescu e teproi ca duke shkëmbyer mesazhe me të fejuarën. Atij iu paraqit një transkript 45 faqe nga mesazhet e tij, duke përfshirë edhe ato që dërgoheshin për të fejuarën.
Gjykata vendosi pro punëdhënësit, pasi atij i duket e paarsyeshme që i punësuari mund të përdoret mjetet elektronike për “qëllime personale”.
Gjyqtari hodhi poshtë pretendimet e Barbulescu, i cili pretendoi se e drejta e tij për privatësi ishte cenuar hapur pas zbardhjes së korrespondencave. Vendimet e Gjykatës Evropiane të të Drejtave të Njeriut janë të detyrueshme për shtetet që kanë ratifikuar Konventën Evropiane për të Drejtat e Njeriut, duke përfshirë edhe Mbretërinë e Bashkuar. /Dita/

Per redaksine: korrigjojeni lajmin sepse e keni gabim. Behet fjale per mailin e punes dhe jo ate privat. Maili privat mbetet i paprekshem