Shkoi në spital për foshnjën, por përfundoi në pranga nën akuzën e vrasjes.
Rasti është regjistruar në Janinë në Greqisë, ku nën akuzë është vënë një shqiptare 27 vjeçare, e cila akuzohet se bashkë me bashkëshortin ka vrare nënën e saj.
Ngjarja ndodhi në nëntor të vitit të shkuar, kur 54 vjeçarja shqiptare përfundoi me plagë në spital. Ajo ndërroi jetë për shkak të dhunës së ushtruar.
Historia ka ndodhur në Korfuz.
Vajza bashkë me burrin dhe fëmijën ishte larguar nga zona menjëherë pas krimit. Autopsia që iu bë gruas që humbi jetën përcaktoi edhe shkakun e vdekjes.
Menjëherë, policia greke kishte shpallur në kërkim shqiptarin dhe vajzën e viktimës, 27-vjeçaren, e cila pas ngjarjes ishte arratisur me burrin dhe fëmijët e saj, ndoshta në Shqipëri, raportojnë mediat greke.
Por, ajo u arrestua para disa ditësh, kur u paraqit në spitalin ‘Haxhikosta’ në Janinë, për të vizituar foshnjen e saj 17 muajsh.
Nga verifikimet e dokumenteve, infermierja zbuloi se ajo ishte në kërkim për vdekjen e mamasë së saj dhe lajmëroi policinë.
Bashkëshorti i saj vijon të jetë në kërkim.
