Kopertina 23 prill 2013

redaktor

Tashmë jemi më të qartë me atë çfarë pritet të ketë në fletën e votimit në 23 qershor. Fiks dy muaj para zgjedhjeve janë përcaktuar koalicionet e dy kampeve të mëdha të politikës. Nënshkrimi dje në Shkodër i marrëveshjes midis PS-së dhe LSI-së i dha formën përfundimtare aleancës së majtë që u quajt “Aleanca për Shqipërinë E uropiane”. Përveç dy partive të majta, në këtë Aleancë konfirmuan dje pjesëmarrjen edhe parti të tjera të njohura dhe me përvojë gjatë viteve të tranzicionit. Për ata që njohin hartën elektorale dhe sistemin, bashkimet e djeshme, së paku matematikisht garantojnë një fitore pa probleme të opozitës së majtë shqiptare në 23 qershor. Nga ana tjetër, dje PD me anë të Ridvan Bodes bëri apelin e fundit për bashkimin e forcave të djathta në një koalicion. Ndër emrat e përmendur si aleatë të Berishës dolën edhe Xhuveli i agraro-ambjentalistëve dhe Shpëtim Idrizi i PDIU-së, edhe këta persona që janë në politikë me shkak votat e majta. Berisha mbahet si njeriu që bën çudira, që me fjalë e me dhunë kthen humbjet në fitore, pa pyetur shumë për ligje e për logjikë. A ka shanse të përsërisë të njëjtën gjë më 23 qershor? Duket përditë e më e pamundur

Së pari, “gjeli” i koalicionit të djathtë ndodhet aktualisht në kulmin e venitjes së tij. I janë shterrur argumentat e premtimet, bota i ka kthyer shpinën, fushata është pa pikë fantazie. Miss Laura ka mbetur te “pallati i Lindës”.

Së dyti, është fakt i njohur që PD nuk ka fituar ndonjëherë votën e shumicës së shqiptarëve me përjashtim të vitit 1992, kur nuk bëhej fjalë fare për votime. Të gjitha fitoret e saj kanë qenë histori dezertimesh e trafiku votash nga e majta. Aktualisht qeveria është e rrëzuar, po të mos ishin tri votat e atyre 3 të majtëve në Kuvend, Islami, Dogjani e Kaceli Këtë herë koalicioni parazgjedhor i majtë thjesht ka çuar hakën te i zoti. Koalicioni që ka përballë është më i madhi, më i organizuari dhe më i konsoliduari në historinë e së majtës.

Së treti, ajo që ndodhi dhe po ndodh me KQZ-në e bën edhe më të zymtë të ardhmen e afërt për PD-në. Ishte kjo sfida e fundit që Berisha u bëri ndërkombëtarëve, të cilët e paralajmëruan të mos e hidhte atë hap. Gjysma e KQZ-së së mbetur nuk jep asnjë shpresë për Berishën. Për më tepër, burime të besueshme bëjnë me dije se shembulli i dorëheqjes së tre anëtarëve të KQZ-së, mund të “shtrihet” me anëtarë të kabinetit të Berishës, në rast se ky i fundit nuk ndryshon qëndrim. Ai që bëri shtëmbën, do t’i veje edhe vegjën.

Së katërti, mundësitë për manipulimet e përhershme janë minimizuar dukshëm. Shqipëria është jashtëzakonisht e monitoruar këtë herë, ndërsa zgjedhjet e 23 qershorit janë konsideruar si një test shumë i forte për këtë klasë politike dhe sidomos për vetë Berishën. Gjeli nuk do mundet të bëjë vezë këtë here.

Sot ne DITA mund te lexoni te gjitha projeksionet e pritshme mbi koalicionet e 23 qershorit si dhe deklarimet dhe reagimet pas zyrtarizimit te aleances PS-LSI.

Share This Article
13 Comments
  • thike me dy presa ky bashkimi,te ben cik pesimist per pas zgjedhjeve..dhe besoj qe dhe me salen jane bere pazaret per mos ta ngacmuar…gjithsesi para nje varianti te mundshem dhune per te rimar pushtetin,shume here me mire ky..po vetem nje citim..i shkreti rama sa do i duhet te punoj ,per te rimar te njejtat vota qe do mari tani,pas kater vjetesh,do ti behet bytha kallo..e panjohura e ketij equazioni do jete sa vota do i ikin ps pas kesaj marveshjeje..:)mbase do mari ak me frd ndonje deputet:)…nje gje duhet ta marin vesh shqiptaret.ideale ska me..gjithsesi e keqja me e vogel eshte gjithmon nje opsion me i mire se e keqja me e madhe..)

  • nese saliu eshte gjel, edvin rama eshte nje krric qe nuk e ka shokun. ky Iliri ua ka gjetur telet te dyve.

  • O Dita ju e keni inat Kac Islamin po ai e ka te sakt analizen qe kish botu dje te Panorama: shume socialiste ose nuk do te votojne fare ose do ja japin voten AK(nqs AK nuk pranon te jete ne te njejtin koalicion me hajdutin Meta). PS do humbe shume vota nga aleanca me LSI. Dhe ky gjeli Sali do ta pjelli vezen dhe do celi zogj si Jozefina prap

  • Projekti pS-lsi; QENDRON NE OPOZITE, se shumica qe donin ndryshimin, do votojne AKZ.
    Une i pari me familjen time.

  • Ore fantazine qe ka ky qe ben kopertinat e Dites me duket nuk e kane gjithe politikanet mbledhur bashke. O Rama bej koalicion me kete te pakten nuk do vuash per ide anti berishe asnjehere :)dhe kot nuk thone: nje foto njemije fjale. Ne ket rastin e gazetes suej un do thosha nji kopertin dhjetmij fjal.

  • Koalicionet e nxjerrin vertet te humbur Saliun. Por kane dale 2 forca te reja politike FRD dhe sidomos AK, qe kane programe dhe vizione per te ndryshuar Shqiperine, prej varferise dhe kriminalitetit qe e coji Sali Bisha duke e zhytur edhe me thelle ne korrupsion me ndihmen e komardares dhe paterices Ilir i Mete . Aleanca PS – LSI do te nxjerre ne vend te trete Partine Socialiste. Do te kete rrjedhje masive votash nga PS drejt AK. Edi Rama paska nje mision te vecante,te degjeneroj, dhe ta lere ne opozit PS. Cfare bejne ata qe e themeluan kete Parti, perse lejojne qe Edi te perbuze dhe ti anash kaloje mendimet progresiste te anetareve dhe simpatizanteve te kesaj foce politike, mos rrini e beni sehir. Neser do te jete teper vone!!!! ???? . Per meten?? Po shkelni gjakun e 4 te vrareve me 21 Janar, po legalizoni vjedhjet korrupsionin dhe KRIMIN . Mbajeni ta Gezoni dhe i pafshit sherrin si gjithmone.

  • Shtrengohu o Sale se mbase e qit gjeli vezen edhe kesaj here. Ti je me eksperience ne keto cudirat elektorale

  • Une ia kam hequr vizen Rames qysh nga Marsi i vitit 2008 kur i rrahu shpatullat Sales per Gerdecin. Megjithse faqja juaj me pelqen ne vecanti kopertinat, prape mendoj se jeni te sforcuar kur behet fjale per te mbrojtur Ramen. Edhe Rama maeriton nje shenjestrim te tille si ai qe i beni Berishes. Flm Dita

  • O horra po kujt doni ti ja hedhni me keto shifra.pjerdhni pjerdhni se liroheni ju jeni vrasesit e 21 janarit. dhe jeni bashkuar bashke. se zoti nuk e ka lene asnjehere te mirin me te keqin .

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *