Nga llumi në anë të Lanës,
akuza pa reshtur vinë:
“Se qëllimi i Edi Ramës,
është të kapi drejtësinë!”
Në garë Basha me Salinë,
helmin blu për të përhapur,
por gjer më sot drejtësinë,
nga koka kush e ka kapur?!
Nuk është e vështirë të kuptohet,
se ç’thonë ato dy vroma:
“Edi Rama po mundohet,
të marri kështjellat tona!”
Tash që kontrollon PD-ja,
është një normalitet,
po i kontrolloi PS-ja,
quhet super kiamet!
Unë nuk e kuptoj pakicën,
që do prapë të “triumfojë”,
po ai që ka shumicën,
i bën ligjet si të dojë!
Dhe e majta që sot kemi,
si shumicë të cilësuar,
mund të bëjë çdo reformë,
PD-në duke injoruar!
Pakicës sonë kriminale,
nuk ja ndal kush diskutimet,
po në fund është mazhoranca,
që i merr gjithë vendimet!
Nuk jemi indiferentë,
diskutojmë midis nesh,
po nuk është aspak morale,
të kenë të njëjtën peshë!
Të jetë Rama edhe Basha,
krejt të barabartë në dyshe,
kur numurat në Kuvend,
janë ndryshe-shumë ndryshe!
Kanë kuptime të ndryshme,
“i fituar” dhe “i humbur”,
dhe në fund demokracia,
pa dyshim që është një NUMUR!
Vendos Numuri i madh,
këtë nuk e shpika unë,
ndaj krijohen diferencat,
pikërisht për këtë punë!
Neve bëmë të pabërën,
sa i shkulëm nga atje,
tani thotë llumhanë e SHQUP-it,
s’bëhet gjë po s’deshëm ne!
Po unë i them Edi Ramës,
duhet mendjen që ta ndani,
ta përdorni gjithë fuqinë,
që u ka dhënë Sovrani!
Nëse për çdo gjë konsensus,
opozita na kërkon,
unë s’arrij që ta kuptoj,
po zgjedhjet pse i zhvillon?!
Tani që po shoh sherrnajën,
dhe më shumë më shtohet bindja,
Reformën në Drejtësi,
duhet ta bëjë veç Rilindja!
Se Rilindja e ka barrën,
edhe hallet në kurriz,
edhe votën popullore,
ta kthejë çdo gjë përmbys!
Të mbajë variantin e saj,
që Sala e ka goditur,
Rama-me këtë reformë,
mbase merr kthesën e pritur!
Tek Rilindja-jo tek SHQUP-i,
drejtësinë kërkojmë ne,
s’ësht’ antidemokratikë,
kur përdor Votat që ke!
Se kriminelët e djeshëm,
do nxjerrin njëmijë pretekste,
një mazhorancë kaq e madhe,
nuk ka pse të ketë komplekse!
Kish një milionë me vete,
dhe s’kish pse të kishte frikë,
po dhe tani-që po flasim,
i ka NUMURAT dhe… PIKË!

I qart si kristal, o Duka!
I vertete ashtu ashtu si 2+2=4
I vertete ashtu si Mali i Dajtit i qendron prane Tiranes!…
Evropa duhet ti tregoje vendin Ilir Metes ,ti hape rruge Edi Rames ,ne menyre qe ky i fundit te beje reformen ne drejtesi dhe te qeverise me te gjithe forcen e tij,sepse deri me sot ,eshte treguar fare i pafuqishem,pasi nuk e ka lene opozita dhe sidomos Ilir Meta.Ky i fundit ka frike vete nga reforma dhe sidomos nga Rama.
nuk ka nevoje per koment.Mbetesh i madh.
Ne se Edvin Rama
“keshtjellat” do te mare,
me Like Floririn,
s’ka pse ben pazare
Te theres sovranin,
ne Referendum,
ndryshe tatepjeten,
do te mare kjo pune!
Lu-se e Vlahutinit,
cakun tu tregoje,
e te mare frenat.
vendin te drejtoje!
Tash lidhjet e Lu-se,
fare mire i dime,
i madhi Kokolari,
ja beri “biografine”!
Ligjet si te doje,
Shqipja si ben dote,
se eshte Amerika,
Zot ne kete toke!
Kjo eshte tamam pika,
qe s’duam ta shohme,
por, me heshtjen tone,
skllaverine pranojme!
Flasim pa pushime,
e flasim qesime,
nuk ka Europe,
kurre…per Shqiperine!
Rama edhe Basha,
jane totalishte ndryshe,
Rama eshte “armik”,
Basha “ylle ne ngjitje”!
Berisha dhe Meta,
baraz te dy jane,
njeri, vret e vjedhe,
tjetri bllokun mbane!
Po iku Saliu,
do behet qameti,
jo me kote Arvizu,
e quajti “burre shteti”!
Poet s’te kuptoje,
c’baraszi kerkone,
ate as vete zoti,
kurre nuk e pranone!
Ne se barazija,
e vertete do te ishte
nuk do te kish skllever,
as padrone, s’do kishte!
Sala eshte me fame,
rrotull ne gjithe globin,
i ka shtrire tentakulat,
si te oktapodit!
E c’faje ka Saliu,
del kushe t’a provoje,
per me se dy dekada,
sovrani e votoj!
E po i vjene rradha,
te vije perseri,
te mare serish drejtimin,
me ligjin e ri!
Balle per balle sot jemi,
krimi dhe sovrani,
kush do te fitoje,
mbi ke do bjere cekani?
Ligji dhe “reforma”,
do ti bjere cekanit,
ashper pa pushime,
mbi koken e sovranit!
Kjo “reforme” miskine,
mburoje per kriminele,
do jete padyshime,
dajak per te mjere!
Kur votuam Ramen,
u menduam mire,
askush nuk ja fale,
te lepije Ilire!
Ne se s’eshte i zoti,
te na perfaqesoje,
te mos na mere kohen,
eshte me mire te shkoje!
Dhe me mes te dimrit,
revolta e sovranit,
djege vertete me shume,
se llava e vullkanit!
Se ka ardhe momenti,
e ka ardhe vertete,
ky popull i sfilitur,
REFORMEN TA BEJE VETE!
Se ka ardhe momenti,
ti dale zot vatanit,
e te marre KESHTJELLAT,
nga kthetrat e shejtanit!
Krejt normale. Sovrani zgjodhi kete shumice ta drejtoje. Pra, shumica flet dhe vepron pikerisht se ka shumicen e votave te popullit, prandaj ka edhe te drejten ta ndertoje shtetin ashtu si e sheh ajo te nevojshme dhe qe eshte ne te mire te popullit. Pakica po deshi te na ndjeke, le te vijhe, po nuk deshi, le te rrije.
Dita postoni komentet ju lutem!
Po mor Arben. Por kjo maxhiorance ka dy koka qe shikojne ne drejtime te kunderta. Si kreret e shqiponjes se flamurit kombetar! Prandaj eshte e veshtire ndermarrja e reformave. Se Rama ka rreth 65 deputete. Dhe me aq nuk merren vendimet. Nese nuk do Meta! Dhe Meta nuk do. Ketu eshte problemi. Brenda maxhiorances. Te piruetetat e LSI-se. Dhe jo te Shqupi! A e kuptove?!
Rama eshte si pune e jevgut me dy kobure ne duar!-Ah,te mos i kisha duart e zena!
Te lumte Beni per mendjen qe ke,si gjithmone ne tabele 10. . . . .
Te lumtë pena Arben! Tani me shume se kurrë Edi ka nevoje per mbështetje dhe t’i tregoje vendin kundërshtarëve te reformës.