Mendjet që na duhen sot…

redaktor

Musineja dhe Geri Kokalari a mendoni se do ta linin në këtë gjendje politikën shqiptare! Nuk e besoj. Po të ishte gjallë Musineja nuk do dëgjohej zëri i Jozefina Topallit. Po të ishte Geri në parlament Berisha do të shtrohej në pavionin 5. Ku i bazoj arsyetimet e mia per krahasimin. Po Musineja theu një diktaturë, e poshtëroi vetë diktatorin, se përfaqësonte gruan ideale shqiptare. Kështu edhe Geri nga Uashingtoni i largët po godet diktatorin Berisha me fakte dhe po bëhet parlamentar i shqiptarëve. Pame nje intervistë të profesor Kabos në një televizion privat ku bën “skanerin” e qeverisë shqiptare sot. Intervistë e shkëlqyer që duhet perseritur. Ju fliste ministrave në fotografi të studios sikur të ishin të vdekur dhe po i qante me ligje, më lejoni ta perifrazoj. Ministres Nikolli: Po pse moj zonjë, si s’më thirrë njëherë për tekstet, për programet. E mjera ti vajzë.

Profesor Kabo fliste me gjuhën e Ivanajt, me gjuhën e Eqerem Çabejt, me gjuhën e arsimit. Nuk do vazhdoj gjatë me trutë që ka qeveria që na drejton por do shkoj pak më tej. Ne na duhen më shumë se kurrë tani mendjet e Kadaresë dhe të Qoses. Kadareja shpjegon qarte me tru te “Mosmarrëveshja”, libër qiellor, se çfarë hatara mund të bëjnë shqiptarët kur zihen mes tyre. Në të dy anët e kufirit kemi mosmarrveshje mes veti. Mos valle është mirë qe Kadareja e Qosja të rrine pranë oxhakut e te shikojne si zihen vellezerit si digjen! O tani o kurrë, na duhen mendjet e tyre.

 

Letër e nënshkruar,

Vasil Puci

Share This Article
1 Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *