E rrallë, nëna dhe e bija të prekura njëkohësisht nga kanceri i gjirit

Saimir Lleshi

Është një nga rastet më të rralla dhe mbase më tragjiket. Një vajza 17 vjeçare dhe nëna e saj po luftojnë së bashku kundër kancerit.

Nëna 47 vjeçare është diagnostikuar me kancer në gji, dhe po ashtu edhe vajza e saj. Fillimisht u prek vajza dhe disa muaj më vonë edhe nëna. Bethany Carlton u diagnostikua me sëmundjen e rëndë pasi i dashuri i saj pikasi gjëndra në gji në vitin 2013.

Fillimisht, mjeku i tha të mos shqetësohej pasi mund të kurohej me disa seanca me ultratinguj, por një vit më vonë gjendja e vajzës u përkeqësua.

Pas diagnostikimeve të njëpasnjëshme, vajzës iu tha se kishte një lloj të rrallë kanceri në muskujt e gjirit, i cili është pikasur në vetëm 6 raste në Australi.

Nëse mbijeton, vajza nuk do të mund të lindë fëmijë pasi terapitë i shkatërrojnë organet riprodhuese.

Nëna e saj, Mybritt Larsen u diagnostikua me kancer të gjirit tre muaj më vonë. Vajza e re rrëfen edhe mënyrën se si e kishte marrë lajmin që edhe e ëma vuante nga një sëmundje e tillë e rëndë.

Carlton rrëfen se ka nevojë për ndihmë në dush si dhe për të veshur rrobat për shkak se ndihet e pamundur.

“Partnerët tanë qëndrojnë gjatë, kur ne jemi në trajtim, sepse ata na ndihmojnë me të gjithë forcën e tyre”.

“Kur nëna është e sëmurë, unë shkoj pas saj, dhe kur unë jam e sëmurë ajo vjen pas meje.”

Bethany tha se marrëdhënia e saj me partnerin prej tre vjetësh ishte bërë e fortë.

Bethany tha se trajtimi i sëmundjes i ka dhënë me të vërtetë asaj një tablo më të qartë se çfarë është e rëndësishme në jetë. /Dita/

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *