Ish-nëndrejtori i Spitalit të Tepelenës, Avni Bega, është dhunuar nga persona të panjohur.
Ai ka bërë denoncimin në polici, teksa akuzon bashkëshortin e drejtoreshës aktuale të spitalit në Tepelenë, Erdiola Brahaj.
Ai thotë se dhuna vjen pas denoncimit që ka bërë në prokurori ndaj drejtoreshës.
“Me dolën para dhe më qëlluan me dërrasë në nofull”, thotë ai.
Ish-drejtori pretendon se pasardhësja e tij abuzon me detyrën, duke grabitur karburantin e ambulancave. /Dita/
