Gjykatësit që më grabitën

redaktor

Në kohën kur reforma në drejtësi është bërë togfjalëshi më i përmendur në debatin politik e mediatik të këtyre kohëve, në qendër të vëmendjes ka qenë aspekti institucional dhe juridik i çështjes.

Padyshim reforma në rradhë të parë, është ndryshim nenesh e ligjesh, paketash ligjore e madje edhe pjesë të kushtetutës, siç po debatohet. Por një denoncim i mbërritur në redaksinë e DITA-s na kthen në aspektin e vërtetë e konkret të dhënies ose mosdhënies së drejtësisë, tek pësimet në kurriz të qytetarëve.

Denoncuesi është Lulzim Brahja. Emri tingëllon i njohur; ka qenë ndër iniciatorët e rrëzimit të monumentit të diktatorit në vitin 1991, ka marrë dhe medaljen e Mirënjohjes nga presidenti Topi në vitin 2011.

Dekrete presidenciale kanë marrë edhe i ati Isuf, gjyshi Selim dhe stërgjyshi Ramazan Brahja, veprimtar i Pavarësisë.

Por shqetësimi tij është tjetër: Ai kërkon të botohet një letër e hapur, ku akuzohen gjykatës konkretë për një çështje prone të konsiderueshme në sipërfaqe dhe në vend të lakmuar, pranë Pallatit të Brigadave.

DITA është e hapur për reagimet e palëve.

Më poshtë teksti:

 

Letër e hapur drejtuar Presidentit të Republikës z.Bujar Nishani,

Kryeministrit të Shqipërisë z.Edi Rama,

Ministrit të Drejtësisë z.Ylli Manjani

dhe Prokurorit të Përgjithshëm z.Adriatik Llalla

 

Pas 20 vitesh të marrjes dhe hipotekimit të pronësisë na mohohet bashkëpronësia e vërtetuar me dokumente arkivore të vitit 1933, 1942 dhe dokumenta kadastrale të para reformës të 1946, të vitit 1951 dhe 1952, e vërtetuar dhe e njohur me 4 vendime të Gjykatës së Faktit dhe e kthyer me 5 vendime të Komisionit të Kthimit të Pronave të Tiranës. Me mashtrim, manipulim, falsifikim dhe fshehje dokumentacioni gjykatësit e përmendur anullojnë 9 vendimet e mëparshme dhe vendosin t’i hiqet prona babait tonë, Isufit, vëllai i vogël, dhe t’i dyfishohet pjesa Nuredinit, vëllait të madh.

Prandaj unë Lulzim Brahja, banor autokton nga Sauku i Tiranës u bëj apel krerëve më të lartë të shtetit dhe kërkoj drejtësi në Gjykatën Kushtetuese. Të na kthehet prona e vjedhur nga gjykatat e korruptuara.

Kërkoj të hetohen, të gjykohen e të ndëshkohen gjyqtarët Mirela Fana e Gjykatës Lartë dhe Zamir Poda i Gjykatës së Apelit për ankandin dhe vjedhjen e pasurisë sonë truall me vlerë shumë të madhe nëpërmjet mashtrimit, manipulimit, falsifikimit, fshehjes të fakteve dhe interpretimit të njëanshëm të dokumentacionit arkivor e ligjor të pronësisë tonë me qëllim përfitimin e shumave të mëdha parash, qindra mijra euro.

Kam 12 vjet që sorollatem nëpër dyert e gjykatave të zhytyra në korrupsionin e padrejtësisë dhe babëzisë së pasurimit në emër të ligjit dhe të paprekshmërisë së tyre.

Sot vendosa të denoncoj publikisht gjyqtaren relatore Mirela Fana të Gjykatës Lartë, që me vendimin e saj absolutisht të padrejtë, Nr. 00-2015-1727 i Vendimit 233, dt. 5 Maj 2015 dhënë nëpërmjet mashtrimit i hoqi pronën babait tim Isuf Brahja, si dhe gjyqtarin Zamir Poda në Gjykatën e Apelit, që me manipulim e fallsifikim ndërtoi skenarin ligjor të vjedhjes së pronës sonë.

Prona jonë është e trashëguar, e njohur dhe e kthyer nga Komisioni Kthimit Pronave Tiranë në bashkëpronësi të barabartë në emër të Nuredin dhe Isuf Brahjas, djemtë e të ndjerit Selim Brahja. Të gjitha procedurat për njohjen dhe kthimin e kësaj prone u kryen në bashkëveprim dhe në marrëveshje të plotë nga Haliti, djali i Nuredinit dhe unë, Lulzimi, djali i Isufit. Sipërfaqja e truallit u përfitua në mënyrë të barabartë dhe secila palë hipotekoi në emrin e trashëgimtarëve përkatës, pjesën takuese që në vitin 1995 (Vërtetim hipotekor Nr.1681, dt.29.04.1995).

Është krejtësisht e paligjshme që 12 vite më vonë fëmijët e Nuredinit, xhaxhait tim: Haliti, Hetem dhe Emine Brahja ngrejnë padi në gjykatë me pretendimin se babait të tyre Nuredinit i takon e gjithë prona, kurse babait tim Isufit nuk i takon asgjë.

Me të drejtë Gjykata e Shkallës së Parë me relator Altin Shkurti, anëtarëAgim Bendo dhe Sokol Ibi, me Vendim Nr.5632, dt.16.07.2007, e rrëzoi kërkesë padinë dhe konfirmoi të ligjshme bashkëpronësinë e barabartë të dy vëllezërve Nuredin dhe Isuf Brahja.

Pala kundërshtare Haliti etj., ankimuan këtë vendim të drejtë në Gjykatën e Apelit. Çështja u gjykua nga relatori Zamir Poda, që u ble me shuma të mëdha parash. Ai si mjeshtër i madh i mashtrimit, manipulimit, fallsifikimit, fshehu dhe keqinterpretoi dokumentat e sakta kadastrale të para reformës agrare të vitit 1946, lëshuar dt.12.07.1993 për një sipërfaqe 22 dynym tokë bujqësore dhe vendimin e njohjes së faktit nga Gjykata e Rrethit Tiranë Vendim Nr.474,dt.4.02.1994 që vërtetoi bashkëpronësinë e dy vëllezërve Nuredin dhe Isuf Brahja,përcaktoi vendodhjen në Saukun e vjetër dhe kufijtë e pronës së tyre me kufitarët. Qëllimisht Zamir Poda manipuloi edhe me dokumentin kadastral të vitit 1951, lëshuar dt. 18.08.1993, ku përsëri vërtetohet bashkëpronësia e Isuf dhe Nuredin Brahja për sipërfaqen totale 12 ha (hektar) e 4724 m2 e ndarë në disa parcela.

Dhe me vendimin e njohjes së faktit nga Gjykata e Rrethit Tiranë Vendim Nr.1363, dt.16.03.1994, u vërtetua bashkëpronësia e dy vëllezërve Nuredin dhe Isuf, u përcaktuan kufijtë e pronës dhe kufitarët dhe vendodhja e parcelës Nr. 6 tek Pallati i Brigadave (Mbretnor) ngjitur me rrugën nacionale Tiranë-Elbasan me sipërfaqe mbi 20 dynymë.

Më pas me dokumentin e arkivës shtetit të 1942 të shoqëruar me kufitarët dhe hartën treguese gent-plan dhe me Vendim plotësues 1363/1, dt.28.06.1995 u vërtetua që sipërfaqja e saktë e parcelës Nr.6 është 32 dynymë. Pra kjo pronë u vërtetua nga të gjitha proceset gjyqësore të mëparshme se dy vëllezërit, Isufi dhe Nuredini e kishin të trashëguar nga babai i tyre dhe ligjërisht ju takonte të dyve në mënyrë të barabartë siç dhe janë shprehur në vendimin e KKP të Bashkisë në vitet 1994-1995. Zamir Poda rrëzon gjithçka me një të rënë të lapsit, i heq pronën djalit të vogël Isufit, babait tonë dhe ja dyfishon djalit të madh Nuredinit. Ai zhvendos pronën me 1 km distancë dhe shkëmben dokumentat dhe vendimet e dy pronave të ndryshme, me vendndodhje të ndryshme dhe sipërfaqe të ndryshme 22 dynymë në Saukun e vjetër, 32 dynymë në Pallatin e Brigadave. Pra Zamir Poda mashtron dhe manipulon me një dokument kadastral të para 1946 me sipërfaqe 22 dynymë, pa kufij e pa vendodhje dhe e bën djalin e madh Nuredinin pronar me 42 dynym truall dhe vëllai i tij Isufi mbetet me 0 pronë.

Zamir Poda
Zamir Poda
Mirela Fana
Mirela Fana

Kundër këtij vendimi absurd të Apelit ne u ankuam dhe kërkuam rekurs në Gjykatën e Lartë ku dosja jonë u mbajt mbi 5 vjet duke u sorollatur nëpër sirtarët e 5 trupave të ndryshëm gjykues.

Një gjykim i vonuar, është një drejtësi e mohuar.

Gjykimi i çështjes së pronësisë sonë është një rast tipik i korrupsionit në drejtësinë shqiptare që shfaqet më dukshëm në Gjykatën e Lartë. Aty dosjet nuk lexohen fare nga anëtarët që plotësojnë trupin gjykues. Ata janë formalë, vendimmarrjen e dikton relatori që ndan paratë me kolegët dhe ju kërkon vendim unanim dhe kështu veproi edhe Mirela Fana me çështjen tonë.

Pala kundërshtare Halit, etj., i kanë blerë gjyqtarët me shuma të mëdha parash dhe kanë dhënë 2000 m2 truall i miratuar me leje ndërtimi që në vitin 1995 te Pallati i Brigadave, pikërisht në pronën që na e vodhën, që ka vlerë rreth 400.000 euro dhe është shpërblimi për të rrëmbyer tokën e ligjshme të xhaxhait tyre Isuf Brahja, babait tonë.

Ja si u bë ankand dhe lojë kungulleshkash me pronën tonë në Gjykatën e Lartë. Ankimi dhe rekursi u gjykua në Dhomën e Fshehtë të Këshillimit, me 3 vota kundër, 2 vota pro ankimimit tonë. (Vendim Nr.00-2011-360, datë 14.04.2011) dhe ky gjykim u bë vetëm dy muaj pas hedhjes së shortit, ndërkohë që kishte dosje në pritje që nga viti 2008, pra një shkelje e hapur ligjore. Ky nxitim dhe zell i madh për të lënë në fuqi një vendim të padrejtë tregon qartë se si përdoret ligji dhe drejtësia për të na marrë pronën legjitime në shkëmbim të një shpërblimi monetar të majmë të premtuar nga pala padrejtësisht fituese.

Përsëri na u mohua drejtësia dhe e drejta për të mbrojtur pronën tonë dhe çdo gjë u krye në një dhomë të fshehtë pa prezencën tonë dhe pa avokatin tonë mbrojtës.

Në bazë të ligjit kërkuam rishikim vendimi pasi gjetëm dhe paraqitëm rreth 12 prova të reja shkresore të rëndësishme për çështjen. Po përmend disa prej tyre:

Nga Arkiva Shtetit 7 prova, siç është dokumenti arkivor i shtetit Nr.3056/2 prot. i dt. 24.06.2011, notë transkriptim shitjeje që përbëhet prej 12 fletësh, dokument Nr.3220 prot., dt. 29.06.2011që vërtetojnëse pronësia është në emër të babait të Nuredinit dhe Isufit;

Nga Arkivi Qendror Teknik i Ndërtimit i Bashkisë Tiranës, 2 prova, Nr. 886 prot dhe Nr. 887 prot.,Vendimi Nr. 28, dt. 11.03.1994 i KKP të Këshillit Rrethit Tiranë që lidhet me shkresën kadastrale të para 1946, lëshuar dt.12.07.1993 dhe Vendimin Nr. 474, dt.4.02.1994 të Gjykatës Faktit që vërtetojnë bashkëpronësinë e dy vëllezërve, Isuf dhe Nuredin.

Nga Librat origjinale të Kadastrës të vitit 1946, 1950, 3 prova me vendimet e kadastrës të Këshillit Qarkut Tiranë Nr. 2015/1 prot. dt.29.06.2011 dhe Nr. 2016/1 prot. dt.4.07.2011

Provë tjetër e re është Vendimi gjyqësor Nr.1363/1, dt.28.06.1995 që i përket sipërfaqes tek Pallati Brigadave që është 32 dynym, jo 20 dynym që është pronësi e Isuf dhe Nuredin Brahjes.

Të frikësuar nga nxjerrja në shesh e të vërtetës, presioni i palës kundërshtare u rrit dhe e detyruan relatorin Guxim Zeneli të jepte dorëheqjen pasi e mbajti çështjen më shumë se 2 vjet në sirtar. Të njëjtën gjë bëri edhe relatori tjetër Admir Thanza që e mbajti mbi një vit dosjen dhe u tërhoq në seancën e dytë të gjykimit.

Por akuza ime e madhe bie mbi të tretin relator Mirela Fana të Gjykatës Lartë që vulosi e konfirmoi vjedhjen haptazi të pronës tonë. Ajo mashtroi, manipuloi dhe me paturpësinë më të madhe fshehu të gjitha provat e reja të mësipërme që paraqitëm para saj dhe 4 kolegëve të trupit gjykues, gënjeu duke thënë se ato kanë ekzistuar edhe më parë dhe diktoi votimin unanim 5 me 0 për mospranimin e kërkesës tonë për kthimin e çështjes për rigjykim në themel, në shkallën e parë (Nr. 00-2015-1727 i Vendimit 233, dt. 5.05.2015) duke shkelur të gjitha kushtet e përcaktuara me ligj në nenin 494-500 Kodit Procedurës Civile, pikat a, b, ç, e. Mirela Fana abuzoi me detyrën dhe ligjin me qëllimin e përfitimit të shumave të mëdha parash. Sipas kësaj gjyqtareje, paraja bën ligjin.

Për të gjetur drejtësi dhe ndihmë i jemi drejtuar me letra dy vjet më parë Presidentit B.Nishani, ish-Kryeministrit S.Berisha, ish-Ministrit të Drejtësisë E.Halimi, Kryetarit të Gjykatës Lartë Xh.Zaganjori dhe kryetarit të Këshilli të Lartë të Drejtësisë, Z. E.Çefa por nuk morëm asnjë përgjigje ose reagim.

Ne nuk do lejojmë kurrë grabitjen e pronës sonë. Të gjithë ata që janë pjesëmarrës në këtë skemë mashtrimi, si gjykatësit edhe pala kundërshtare do të përballen me hetimin në Prokurori, do të vihen para ligjit dhe do të penalizohen për mashtrim, fallsifikim, dëshmi të rreme dhe abuzim me detyrën.

Për të gjitha sa kam thënë më sipër kam fakte dhe dokumenta dhe jam i gatshëm të ballafaqohem me cilindo në gjykim civil apo penal.

Askush tjetër nuk do ta gëzojë pronën e babait tonë. Ne, fëmijët e tij do ta marrim përsëri dhe e vërteta e drejtësia do të fitojnë.

Share This Article
18 Comments
  • E GJITHA BRENDA FAMILJES

    Ja çfare botoi DITA me 12.07.2013:

    “TIRANE – Vëllai i drejtorit të ri të Shkollës së Magjistraturës, Neshat Fana, është dënuar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës me 20 vite burg.
    Shkëlqim Fana i datëlindjes 2.9.1964, po kryen dënimin në një burg të SHBA, pas një tentative vrasje.
    Ai e ka kryer krimin në vitin 2000, ndërkohë që dënimi për të është dhënë në vitin 2002.
    Akuza ndaj tij ishte vrasje në tentativë e rrezikshme e shkallës së dytë.
    Sipas të dhënave të burgut, ai duhet të lirohet në fund të vitit 2017.
    Ndërkohë në Tiranë, emërimi i vëllait të tij, njëkohësisht anëtar i Këshillit të Lartë të Drejtësisë, në krye të Shkollës së Magjistraturës, ka shkaktuar shumë debate në lidhje me rënien e kësaj shkolle në varësi politike.
    Neshat Fana është ish- avokati i kryeministrit në detyrë, Sali Berisha.
    Emërimi i tij u bë falë disa manovrave të qëllimshme të KLD-së së kontrolluar nga mazhoranca në largim.
    Emërimi i tij pritet që të zyrtarizohet në mbledhjen më të afërt të Këshillit të Lartë të Drejtësisë.”

    Neshat Fana eshte burri I Mirela Ndreko Gjylameti (nga I ati) Fanes.

    Ja dhe pasuria e saj ne 2013-ten:

    “TIRANE – Mirela Fana
    Viti 2013
    1.Shtohet sasia e depozitës nga interesat bankare me 399 mijë e 888 lekë.
    2.Pakësohet llogaria e përbashkët me bashkëshortin me 30 mijë euro.
    3.Pakësohet shuma në llogarinë rrjedhëse me 666 mijë e 290 lekë.
    4.Të ardhura nga puna si gjyqtare në Gjykatën e Lartë, 1 milion e 680 mijë e 672 lekë.
    5.Të ardhurat e bashkëshortit nga paga në Shkollën e Magjistraturës 958 mijë e 697 lekë dhe honorare nga KLD, 126 mijë lekë.
    6.Të ardhurat e bashkëshortit nga biznesi privat, 80 mijë euro.
    7.Të ardhurat e bashkëshortit nga puna si avokat, 720 mijë lekë.
    8.Të ardhurat nga paga e vajzës, 342 mijë e 609 lekë.
    9.Fitim nga depozitat bankare, 399 mijë e 888 lekë.
    10.Kredia bankare me bashkëshortin, shlyhen 33 mijë e 876 euro, detyrimi i mbetur 312 mijë e 343 euro.
    11. Shlyhet plotësisht detyrimi 50 mijë euro për blerje apartamenti.
    12.Detyrim për blerje shtëpia në Dhërmi, 20 mijë euro.”

    Natyrisht vetem ajo e deklaruar…

    • Duan te bejne reforme,por u ka ngelur ne mendje vetem lufta kunder fantazmes se KORRUPSIONIT!
      Gjyqtarin qe merr RYSHFET e kap ralle me PARA NE DORE,por ajo qe duhet t’i shporre nga drejtesia keta horra jane verifikimi i te gjitha VENDIMEVE GJYQESORE te marra prej tyre ne te gjitha shkallet e gjyqesorit!
      Ja rasti im:
      -Ne Gjykaten Administrative te Shkalles se Pare Tirane ,gjyqtari Gentian Medja shqyrtoi kerkese padine time kunder padrejtesive te bera ndaj meje nga DRSSH,Tirane lidhur me pensionin e parakohshem si ish ushtarak!
      Ne dosjen time gjyqesore jane depozituar 4 Akte Ekspertimi nga eksperte gjyqsore,por vetem njeri prej tyre u shqyrtua ne seance gjyqesore!
      Arsyen e vertete e di gjyqtari,por le ta gjejne edhe eproret e tij!
      Akti i Pare i Ekspertizes llogariste si DEMSHPERBLIM per mua per 22 vjet,shumen prej 4.5 milion leke!
      Ky AKT nuk u shqyrtua ne seance gjyqesore!
      Gjyqtari Medja urdheroi te behet nje AKT i DYTE Ekspertimi ,nga po ajo eksperte,qe e nxorri kete radhe shumen e DEMSHPERBLIMIT 800 mije leke!
      As ky Akt Ekspertimi nuk u shqyrtua ne seance gjyqesore!
      Gjyqtari urdheroi nje ekspert tjeter per te bere Aktin e TRETE te ekspertimit,qe nga ekspertja u llogarit DEMSHPERBLIMI prej 200 mije leke!
      Ky Akt Ekspertimi u shqyrtua ne seance gjyqesore,une dhe avokati e kundershtuam si te pa bazuar ne fakte e ligje,por gjyqtari kerkoi qe te perpilohej edhe nje Akt i KATERT Ekspertimi ku ekspertja llogariti DEMSHPERBLIMIN prej 1,4 milion leke!
      As ky Akt Nuk u shqyrtua,por Gjyqtari Medja ne vendimin e tij caktoi te mireqene vetem Aktin e Ekspertimit,te TRETE qe kishte DEMSHPERBLIMIN ndaj meje me te ulet,pra prej 200 mije lekesh!
      Pse u deshen 4 Akte Ekspertimi dhe u shqyrtua vetem njeri prej tyre,ai me i ULTI???
      Pervec PA AFTESISE SE GJYQTARIT,une dyshoj se gjyqtari Medja ka pritur se mos une i jap ndonje shume te majme lekesh,ndaj per gati 2 vjet depozitoi 4 Akte Ekspertimi dhe kur e pa se une nuk i dhashe gje,vendosi te me “NDESHKOJE” sic e diti ai vete!
      Nga ana tjeter te habit fakti qe te 3 keto Eksperte gjyqesore,perpilojne 4 Akte Ekspertimi me shuma te ndryshme qe fillojne nga shuma 4,5 milion leke deri ne shumen minimale prej 200 mije leke??
      Ku eshte DREJTESIA ketu??
      Ky gjyqtar jo vetem duhet shporrur nga drejtesia por duhet te shkoje ne gjyq!
      Edhe EKSPERTET GJYQESORE,qe perpiluan keto 4 Aktet e Ekspertimit me shuma te ndryshme duhet te verifikohen e t’u gjendet vendi!
      Ju kerkoni KORRUPSIONIN,por ai ndodhet ne vendimet e gjyqtareve e jo ne rruge!!

  • Gjykata e larte mban per shume vite dosje te pa hapura ( ceshtje civile) mbasi keta gjygjtar kerkojne nepermjet sekserit qe eshte avokati mbrojtes $ 3000- $4000 per te shtjelluar ceshtjen. Nuk eshte e veshtire te dish emrat e gjygjtareve vetem te hapesh faqen e gjykates se larte per ceshtje civile dhe do te shihni te gjith emrat e tyre dhe vitet qe keto dosje qendrojne ne gjykate te larte…..
    1) Mirela Thana
    2)Admir Thanza
    3) Majlinda Andrea
    4) Aleksander Muskaj
    e shume te tjere qe presin nga sekseret (avokate) per te marre parate

    • Duan te bejne reforme,por u ka ngelur ne mendje vetem lufta kunder fantazmes se KORRUPSIONIT!
      Gjyqtarin qe merr RYSHFET e kap ralle me PARA NE DORE,por ajo qe duhet t’i shporre nga drejtesia keta horra jane verifikimi i te gjitha VENDIMEVE GJYQESORE te marra prej tyre ne te gjitha shkallet e gjyqesorit!
      Ja rasti im:
      -Ne Gjykaten Administrative te Shkalles se Pare Tirane ,gjyqtari Gentian Medja shqyrtoi kerkese padine time kunder padrejtesive te bera ndaj meje nga DRSSH,Tirane lidhur me pensionin e parakohshem si ish ushtarak!
      Ne dosjen time gjyqesore jane depozituar 4 Akte Ekspertimi nga eksperte gjyqsore,por vetem njeri prej tyre u shqyrtua ne seance gjyqesore!
      Arsyen e vertete e di gjyqtari,por le ta gjejne edhe eproret e tij!
      Akti i Pare i Ekspertizes llogariste si DEMSHPERBLIM per mua per 22 vjet,shumen prej 4.5 milion leke!
      Ky AKT nuk u shqyrtua ne seance gjyqesore!
      Gjyqtari Medja urdheroi te behet nje AKT i DYTE Ekspertimi ,nga po ajo eksperte,qe e nxorri kete radhe shumen e DEMSHPERBLIMIT 800 mije leke!
      As ky Akt Ekspertimi nuk u shqyrtua ne seance gjyqesore!
      Gjyqtari urdheroi nje ekspert tjeter per te bere Aktin e TRETE te ekspertimit,qe nga ekspertja u llogarit DEMSHPERBLIMI prej 200 mije leke!
      Ky Akt Ekspertimi u shqyrtua ne seance gjyqesore,une dhe avokati e kundershtuam si te pa bazuar ne fakte e ligje,por gjyqtari kerkoi qe te perpilohej edhe nje Akt i KATERT Ekspertimi ku ekspertja llogariti DEMSHPERBLIMIN prej 1,4 milion leke!
      As ky Akt Nuk u shqyrtua,por Gjyqtari Medja ne vendimin e tij caktoi te mireqene vetem Aktin e Ekspertimit,te TRETE qe kishte DEMSHPERBLIMIN ndaj meje me te ulet,pra prej 200 mije lekesh!
      Pse u deshen 4 Akte Ekspertimi dhe u shqyrtua vetem njeri prej tyre,ai me i ULTI???
      Pervec PA AFTESISE SE GJYQTARIT,une dyshoj se gjyqtari Medja ka pritur se mos une i jap ndonje shume te majme lekesh,ndaj per gati 2 vjet depozitoi 4 Akte Ekspertimi dhe kur e pa se une nuk i dhashe gje,vendosi te me “NDESHKOJE” sic e diti ai vete!
      Nga ana tjeter te habit fakti qe te 3 keto Eksperte gjyqesore,perpilojne 4 Akte Ekspertimi me shuma te ndryshme qe fillojne nga shuma 4,5 milion leke deri ne shumen minimale prej 200 mije leke??
      Ku eshte DREJTESIA ketu??
      Ky gjyqtar jo vetem duhet shporrur nga drejtesia por duhet te shkoje ne gjyq!
      Edhe EKSPERTET GJYQESORE,qe perpiluan keto 4 Aktet e Ekspertimit me shuma te ndryshme duhet te verifikohen e t’u gjendet vendi!
      Ju kerkoni KORRUPSIONIN,por ai ndodhet ne vendimet e gjyqtareve e jo ne rruge!!

  • Keto qe thote LULI i di gjithe SAUKU, LULI ka te drejte. Per nje gje me vjen keq se ka nje dekade qe ngeli gjyqeve me letra neper duar dhe i stresuar. Une kam besim se do ta fitoj te drejten……por dy vellezerit e LULIT qe nderruan jete iken me brenge.

  • Lexova vendimin e gjyaktes se larte dhe shiko se cfare thone si argument :

    25. Kolegji Civil vlerëson se pavarësisht pretendimit të kërkuesve, këto prova kanë ekzistuar pranë institucioneve shtetërore, gjatë kohës që janë zhvilluar gjykimet e mëparshme. Kërkuesit mund t’i kishin këto akte gjatë gjykimit, mjafton të kishin bërë një kërkesë me shkrim pranë këtyre institucioneve, ose t’i kërkonin gjykatës që të merrte këto prova në Arkivin e Shtetit. Në dosjen gjyqësore, nuk rezulton asnjë dokument, që të vërtetojë se kërkuesit kanë kërkuar këto prova shkresore pranë këtyre organeve dhe këto të fundit t’i kenë kthyer përgjigje negative, ose që të vërtetojë pamundësinë objektive të tyre, për t’u pajisur me këto dokumente, gjatë kohës kur janë zhvilluar gjykimet e mëparshme.

    te vjen ndermend ai humori i famshem “aty e ke pas”, edhe keta qyqaret pse nuk i kane marre me pare keto letra “aty te institucionet i kane pas”

    • Keta falsifikatore kane per shembull jesmenin e cdo pushteti politik dhe rasteekonomik me emrin Xhevahir Zagar Zaganjori. Hapni vendimet e Gjykates se Larte per pensionet e ushtarakeve dhe do te shikoni me dhjetra raste sesi Zaganjori per te njejtat ceshtje e prova gjykimi ka mare vendime te ndryshme… Poshte lapangjozet dhe shushunjat e drejtesise ! Poshte jesmenet politike ne drejtesi ! Nqs keta do te vazhdojne akoma keshtu atehere o popull zgjidhi vete ceshtjet dhe fare thjesht ” ..me nje dylekshe mu ne lule te ballit ” ?

      • Une e kam shume qejf ate qe thua ti z.Pellumb , Dylekshin ne lule e ne tule.. Ne burg do shkoj me qejf se atje cdo i burgosur ha 42000 euro ne vit. Ky sistem mban me mire burgaxhinjte se popullin… Populli i shkrete mezi mer 2.5 milion te vjetra ne vit ? Me mire burgaxhi cuno ?

        • Une e kam shume qejf ate qe thua ti z.Pellumb , Dylekshin ne lule e ne tule.. Ne burg do shkoj me qejf se atje cdo i burgosur ha 42000 euro ne vit. Ky sistem mban me mire burgaxhinjte se popullin… Populli i shkrete mezi mer 2.5 milion te vjetra ne vit ? Me mire burgaxhi cuno

    • Bravo Eni, ma kalove, se kete pergjigje desha t’i jepja edhe une. Enveri i kolektivizoi por nuk ua hoqi emrin si pronare te shpronesuar. Emrat nga Enveri i kane patur si bashkepronare e trashegimtare te dy vellezrit.
      Por kete e ka zene haku i Enverit, megjithate deshiroj te marre pjesen qe i takon , ashtu si ua ka lene xhaxhi i madh, jo xhaxhai i vet origjinal.

  • Nje hetues kriminel i kohes se komunizmit, hileqar dinak dhe bythlepires, i biri i nje nga ushtarakeve me te larte te komunizmit qe s’la shok ,mik e koleg pa shitur per te mbrojtur veten dhe Enveri e perdori si i deshte palla kunder ushtarakeve te tjere duke e nxjere edhe deshmitar( thuhet se Beqir Balluku i kishte dashnore edhe grun, momen e Zamirit, pra).Mjeshter si i ati per ta dredh me keq se laviret perdori Tos Nanon si ish shok shkolle dhe u be gjykates ky halabak i drejtesise qe ka vene pasuri pa fund( filloi me kap edhe dashnore , goca 20 vjecare kur femijet i kishte me te rritur.S’ka lene poshtersi pa bere per te bere para me detyren dhe tani ka para pa fund.I ka sherby gjithkujt ka pas pushtetin per te bere per vete para pa fund.Kjo eshte kalbja e Drejtesise shqiptare nga ish kasta e larte e Komunizmit qe Berisha kur iken nga pushteti fillon leh, kur eshte ne pushtet bashkejeton me shoket e vet komuniste.Me vjen vertet keq per qytetarin e mesiperm se 12 vjet e paskan rjepur sa njeren pale ashtu edhe tjetren.Qerojini keta plehra nga drejtesia qe te marre fryme populli e te kete drejtesi.

  • NA MBYTEN KETO LULZIMAT

    nje lexues normal nuk ka pse lexon gjithe kete carcaf…….blla..blla…blla

    ne shqiperi nuk ka nevoje per fakte qe te vertetojne SE DREJTESIA ESHTE E KALBUR..

    ajo eshte kthyer ne KARTEL KRIMINAL pas 1992

    …….

    NGA KUSH PRET ZGJIDHJE KY LULZIMI ?

    NGA LULZIM KRIMINELI QE SI MINISTER I BRENDSHEM URDHEROI VRASJET E 21 JANARIT

    NGA EDI RAMA QE E KANE TREDHUR MBAS 21 JANARIT 2011 SE I TREGUAN TABULATET E TELEFONIT DHE PRANGAT PER RREZIM PUSHTETI ME DHUNE

    APO NGA KOMIKU DONALD LU QE PO NA GAJAS ME SHAKATE E KRIPURA TE DUCES:

    ========================

    ME FAL O LUL BRAHJA POR QENKE TRAP (NA FAL PER SHPREHJEN)

    JE TRAP SEPSE INISIATORI PER HEQJEN E BUSTIT TE TE MADHERISHMIT ENVER HOXHA ISHTE RAMIZ ALIA…AI E VURI ILEGALISHT DHE E HOQI LEGALISHT.

    FUTE NE BYTHE ATE MEDALJE QE TA KA DHENE BAMIR TOPI …KY PLEHRE QE PRANOI SI PRESIDENT TE FSHINTE BYTHEN SALIU ME TE..

    MALLKUAR FARA JUAJ..KUJT JA KERKON TE DREJTAT ??

    JU ZENTE MALLKIMI ENVER HOXHES DHE I JETIMEVE TE 21 JANARIT

    E KA MIRE I MADHI PELLUMB ZAIMI QE TALL LESHT ME JU..

    ===================

    KUR PASKE QENE KAQ TRIM QE HODHE BUSTIN E PROFETIT ENVER.SI ZAGAR….PSE NUK MERR NJE DYLEKSH TA FUSESH SALI QENIT POR I THUA Z.KRYEMISTER NJE KRIMINELI

  • Edhe mua prandaj nuk me kthehen pronat,sepse u kenaqa kur hodhen karabinane e Enverit?Na tha Sala atehere:Do t`jua ngrij buzeqeshjen ne buze! I doli fjala rrufjanit.

  • Dua te bej ca pyetje te sinqerta ,sepse une si ekonomist I vjeter nuk jam ne gjendje t’u jap zggidhje.Çfare pune kane teknicjenet me perqindjet e votimit te pozicioneve te ndyshme ne hirarkine e drejtesise!?Veprimet tyre keto dite me kujtojne djalin tim,para ca vitesh kur ngaterroj me te emen.Kur nuk kishte deshire per te ngrene,I bente sherr nenes se tij, se ia ka lyer holle me nukrema buken.Perqindjet I ndane politika pse keto femije llastice bejne sherre,ne nje kohe qe pretendojne se jane eksperte,prat e depolitizuar!?Pyetja kryesore e imja eshte çfare fitojme ne populli nga kjo reforme!?Çfare nuk u tha kur u miratua ligji per Gjykaten Administartive,per favoret qe do te kishte sovrani!?Qofsha gabim,por edhe kjo gjykatem, po I sterzgjat gjygjet si motrat e saja.A do te kthehen pronat tona me kete reforme.Nje gjykates I vetem, i hell poshte te gjitha aktet e pronesise nga koha e Turkut deri me Vendimin e Gjykate se Larte,Kthimit dhe Kompesimit te Pronave,Zyren e Hipotekes qe ka dhene dokumnetin ne konforme te ligjit ne fuqi dhe ia dhuron djalit te bujkut qe I ka sherbyer me shume perkushtim pronarit te tij.
    Me respekt Fatmir Lohja

  • Zoti avokat Ngjela!Kam respekt per ju,ndonese ne nuk njihemi bashke fizikisht.Du te bej ca pyetje te sinqerta,sepse une si ekonomist nuk jam ne gjendje tu jap zgjodhje.Çfare pune kane teknicjenet me perqindjet e votimit te pozicioneve te ndyshme ne hirarkine e drejtesise!?Veprimet tyre keto dite me kujtojne djalin tim,para ca vitesh kur ngaterroj me te emen.Kur nuk kishte deshire per te ngrene,I bente sherr nenes se tij, se ia ka lyer holle me nukrema buken.Perqindjet I ndane politika pse keto femije llastice bejne sherre,ne nje kohe qe pretendojne se jane eksperte,prat e depolitizuar!?Pyetja kryesore e imja eshte çfare fitojme ne populli nga kjo reforme!?Çfare nuk u tha kur u miratua ligji per Gjykaten Administartive,per favoret qe do te kishte sovrani!?Qofsha gabim,por edhe kjo gjykatem, po I sterzgjat gjygjet si motrat e saja.A do te kthehen pronat tona me kete reforme.Nje gjykates I vetem, i hell poshte te gjitha aktet e pronesise nga koha e Turkut deri me Vendimin e Gjykate se Larte,Kthimit dhe Kompesimit te Pronave,Zyren e Hipotekes qe ka dhene dokumnetin ne konforme te ligjit ne fuqi dhe ia dhuron djalit te bujkut qe I ka sherbyer me shume perkushtim pronarit te tij.
    Me respekt Fatmir Lohja

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *