Opozita nuk do të dërgojë një draft paralel pranë Komisionit të Venecias, por do të këmbëngulë që kërkesat e saj të përfshihen në draftin final që do t’i dërgohet këtij komisioni ditët në vijim.
Gjatë ditës së sotme, kryetari i PD-së, Basha ka zhvilluar takime konsultative me ekspertët e saj për reformën në drejtësi.
Mbledhja e nesërme e komisionit të reformës në drejtësi do të përcaktojë nëse do të ketë një draft konsensual ose jo.
Nëse nuk arrihet konsensusi, Partia Demokratike ka një plan B, duke i dërguar një letër Komisionit të Venecias ku do të shprehin shqetësimet e tyre në lidhje me këtë reformë.
Demokratët do të paraqesin argumentet e tyre se pse mazhoranca synon kapjen e sistemit. Opozita pretendon se mazhoranca nuk ka vullnet për një draft konsensual. /Dita/

Amani ore njerez durohet ky pordhaci Alibej leshi !
Ikni funderrinet e te cmendurit, mos ju shikojm e degjojme zerin kriminele