Nipi pranon në gjykatë vrasjen e dy të moshuarave

Saimir Lleshi

Dy të moshuara në Durrës janë vrarë nga nipi i tyre.

Më 2 shtator të vitit 2014, shtetaset Elsa Vava dhe Gjinovefa Vafa, 72 dhe 77 vjeçe, u vranë teksa u grabitën nga dy persona.

Shtetasi Artur Kaçanolli, 28-vjeç, tha se kishte organizuar grabitjen e dy kunatave të moshuara pasi e dinte se kishin florinj dhe sende me vlerë. Ai deklaroi në gjykatë se nuk kishte pasur synim që t’i vriste ato, por vetëm t’i grabiste.

I riu deklaroi se e kishin marrë vesh se gratë kishin ndërruar jetë vetëm pasi ishin arrestuar nga policia. Bashkë me të ishte edhe shtetasi Velson Elmazi, 28-vjeç nga Elbasani dhe shtetasi Indrit Shaqja, 41-vjeç nga Shijaku.

Por, Kaçanolli tha se ishte ai autor i ngjarjes dhe jo shokët e tij.

Megjithatë, në momentin e grabitjes, tre autorët kanë dhunuar gratë dhe më pas i kanë lidhur ato, ndërsa u kanë futur në gojë lecka, duke u shkaktuar edhe vdekjen.

Tre personat grabitën 200 mijë lekë të reja, bizhuteri me vlerë, si edhe rreth 20 monedha franga ari. /Dita/

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *