Kjo është e para intervistë që kreu i LSI-së jep për shtyp, pas marrëveshjes së befasishme që bëri me Edi Ramën pak ditë më parë. Në zyrën e tij në selinë e LSI-së, Meta na shfaqi angazhim të hapur t’u përgjigjej jo vetëm tri pyetjeve që i kanë drejtuar publikisht nëpërmjet DITA-s tri analistët e njohur Stefani, Nano dhe Baze, por “çdo pyetje tjetër që dëshironi të bëni”. Për Metën koha e qeverisjes së PD-së dhe Berishës thjesht ka mbaruar, aleanca 4-vjeçare e LSI-së me PD-në “ishte e panatyrshme, por e diktuar nga rrethanat” dhe thekson se në këto zgjedhje ‘fitorja e së majtës së bashkuar është e padiskutueshme’.
Zoti Meta ju thoni se u shkëputët nga PD sepse gjykuat që ka përfunduar koha e qeverisjes së Sali Berishës dhe duhet të hapet një etapë e re. Çfarë do të thotë kjo?
Që mendoj se e djathta si alternativë në përgjithësi dha maksimumin e mundësive të veta. Dhe që janë krijuar të gjitha kushtet për të afirmuar një alternativë të re.
Që vjen përmes bashkimit të së majtës?
Që vjen përmes bashkimit të së majtës.
Zoti Meta, nëse i marrim me qetësi kritikat, rezulton se shqetësimet më të forta në opinion janë ato që lidhen me 21 janarin. Si do ta trajtoni ju këtë ngjarje?
Nuk ekziston asnjë shqetësim te LSI-ja për spekulimet që kanë të bëjnë me qëndrimet mbi 21 janarin. Këtë çështje ne e kemi bërë të qartë: i qëndrojmë përgjegjësisë që ka drejtësia për të zbardhur të vërtetën dhe për të dhënë vendimin më të drejtë. Gjithçka tjetër është një spekulim.
Zoti Meta, e konsideroni tradhëti ndaj elektoratit të majtë atë që ndodhi në 2009?
Mendoj se nuk ka pasur asnjëherë tradhti ndaj të majtës nga ana e LSI-së dhe nga ana ime personalisht. Në rast se i referoheni vitit 2009, ka qenë lidershipi i PS-së që ka përjashtuar egërsisht çdo lloj bashkëpunimi me LSI-në. Vendimi i marrë pas zgjedhjeve të 28 qershorit zgjedhjeve ishte alternativa e vetme po të keni parasysh rezultatin e zgjedhjeve.
Por ajo lëvizje qëndron sot në thelbin e skepticizmit që kanë socialistët e thjeshtë për votën e tyre.. Çdo të bëni ju pas 23 qershorit? Dhe jo vetëm socialistët e bazës, por këtë e kanë shprehur dhe dy ish-miqtë tuaj që unë do i konsideroj ende miqtë tuaj si Servet Pëllumbi dhe Sabit Brokaj, përshembull, në dy intervista të këtyre ditëve në DITA. Çfarë garancish jepni ju që do t’i qëndroni marrëveshjes?
LSI nuk ka asnjë rast të mos ketë respektuar një marrëveshje qoftë me PS në marrëveshja e vitit 2006 apo dhe me PD, marrëveshja e vitit 2009. Momentin që ne firmosim një marrëveshje atë e kemi ligj dhe i qëndrojmë deri në fund. Çdo interpretim me logjikë konspirative tregon se kemi mendësi të para viteve ‘90 të trajtimit të këtyre fenomeneve, politike dhe demokratike. Ajo që është më e rëndësishmja është se të gjithë ndërkohë janë të bindur – pavarësisht nga vërejtjet apo kritikat, të cilat janë normale – se fitorja e së majtës së bashkuar është tashmë e padiskutueshme.
Në këtë fazë të re të riformatimit të së majtës, cili do jetë qëndrimi ndaj të larguarve nga PS, persona që vazhdimisht kanë qenë të pakënaqur me liderishipin aktual dhe që e kanë shfaqur pa u lodhur, kush më shumë e kush më pak, në media. Më konkrestisht, përshembull me zotin Nano, por dhe me të tjerë, do ketë qëndrime të tjera tashmë, ju si mendoni?
Kritika më e madhe që i është adresuar zotit Rama ka qenë ajo që lidhej me mosbashkimin e së majtës, sidomos në zgjedhjet e vitit 2009. Mendoj se kjo kritikë tani ka rënë. Që do të thotë se ka një reflektim nga liderishipi i PS. Unë mendoj se ky reflektim do të jetë më i gjerë drejt një mesazhi integrimi dhe bashkëpunimi të gjithë forcave të majta dhe progresistëve, pra gjithë individëve me kontribute në të majtën.
Dmth siç thotë dhe Dritëroi me fjalët e Naimit: “ejani këtu o shokë, mblidhuni kokë më kokë”…
(qesh) Apeli që ju citoni i shkrimtarit të madh dhe një nga ikonat e së majtës, Dritëro Agollit, u lexua edhe në Konventën e LSI-së. Pa dyshim tregon se ky ishte një mesazh që vlerësohej nga ana jonë.
Z.Meta të martën (sot) është thirrur një mbledhje e Këshillit Bashkiak nga ana e kryetarit të Bashkisë, Lulzim Basha. Si do jetë vota e anëtarëve të LSI në këtë Këshill? A do të vazhdoni të bashkëqeverisni me PD në nivel lokal?
Lidhur me çështjen e qeverisjes vendore çdo vendim do të jetë në sovranitetin e këshilltarëve dhe të zgjedhurve vendorë të Lëvizjes Socialiste për Integrim në raport me çështjet që diskutohen apo që merren përsipër të zgjidhen nga pushteti vendor. Ne nuk synojmë politizimin ekstrem të luftës politike me vend dhe pa vend. Nuk duam të bllokojmë vendime të cilat janë jetike për qytetarët dhe që nuk kanë të bëjnë me dallime politike apo ideologjike të partive.
Një pyetje të fundit. Një nga pikat që ju ndante me Berishën ishte qëndrimi ndaj luftës antifashiste dhe 29 Nëntorit. Ka luajtur ndonjë rol ky dallim?
Dallimi për historinë nuk ka qenë përcaktues për vendimet që ne kemi marrë. As kur bëmë koalicion të panatyrshëm, por të imponuar nga rezultati i votës pas zgjedhjeve të qershorit 2009 me Partinë Demokratike dhe as për mbylljen e kësaj marrëveshjeje me PD-në. Por mendoj se të gjithë ata që e njohin politikën duhet ta kishin menduar se ky ishte një angazhim për të respektuar një marrëveshje që do ta kishte një fund.
Mbi pyetjet e tri analistëve për Metën drejtuar në numrin e së dielës në DITA:
Pyetja për Metën nga Andrea Stefani: E përjashtoni mundësinë që, sido që të dalë rezultati i zgjedhjeve, t’i çoni përsëri votat e majta te Berisha? Apo, si përherë në politikë, “never say never”?
E preka këtë temë në pyetjet e mësipërme. Por dëshiroj të përsëris: Besoj se përcaktimi i vetë LSI në një koalicion parazgjedhor do të thotë se është përcaktuar tashmë edhe koalicioni pas zgjedhor. Në mënyrë të qartë! Dhe legjitime.
Pyetja për Metën nga Mustafa Nano: Sikur karriera juaj politike të ndërpritej tani, përse mendoni se do të mbaheshit mend në histori?
(qesh)… Do më duhej një kohë e gjatë për të bërë vlerësime të tilla. Jam ende në fillimet e karrierës sime.
Mero Baze tha se nuk ka pyetje për ju. Tha se “është i qartë”. Gjithsesi, ai është një ndër kritikët tuaj më të zëshëm gjatë viteve të bashkëqeverisjes me Sali Berishën. Si do t’i përgjigjeshit kritikave të tij?
Kritikat janë të mirëpritura. Ndërsa sharjet dhe trillimet mua më shkaktojnë vetëm buzëqeshje.
Intervistuan: Erion HABILAJ/Xhevdet SHEHU

Meta eshte kokrra e mashtruesit. Kaq!
Z.Meta, i lexuam me kujdes pergjigjet tuaja, por nuk kuptova: Cfare doni te thoni me “Momentin që ne firmosim një marrëveshje atë e kemi ligj dhe i qëndrojmë deri në fund”. Kur eshte “fundi”??
21 janari, i mbtetet pergjegjsi drejtesise??? Kujt drejtesia z.Meta?
O aiator nuk e di cfare eshte 21 janari per ty, por per mua jane 4 te vraret. Protesta u be per Meten me bllok, por deri ketu jemi ne normalitetin demokratik te nje vendi. Nga momenti qe u ben vrasjet e me tej, nis “21 janari”. Kush dha urdher per vrasjet? Si do ndikoje ky krim i rende ne karrieren e Sali Berishes, Lulzim Bashes, keto jane pyetjet per 21 janarin. Po te ishte vetem per protesten ndaj Metes, 21 janari do ishte nje dite e zakonshme protestash te opozites, tashme e harruar
Nje gje eshte ta rrezosh Berishen, tjeter gje eshte ta mundesh ate. Pas 23 qershorit, si e mendon ai Berishen, kjo eshte pyetja ime per zotin Meta.
po ky kreshnik mavria mo, nga do shkoje se si shum esht fryre si tollumbac
Politika shqiptare është një vajzë e tillë saqë edhe tangat i zbath nga koka. Ulur kafeneve, ajo debaton për demokracinë dhe korifejtë e saj në botë. Politika shqiptare ështe një besimtare e fortë e kapitalizmit, dhe ëndërron paprerë. Me ç’rast i dha karar të kthehej tek qytetarët. Rrugën vendosi ta bënte me autostop. Në një fshat të vogël mori edhe trenin. Ajo dinte shumë për veten, dhe pak për gjërat që do ti ndodhnin në rrugë e sipër. Ndjehej e përhumbur në faqet e një libri, kur një burrë hyri në kabinën e trenit dhe u ul afër saj. Ata filluan të flasin për shtetet e tyre, për Albpetrolin, për investimet në turizëm, për deklaratat nacionaliste, për Kosovën, edhe për jetën e tyre personale. Burri ishte nga Rusia, dhe bënte punën e ambasadorit në Shqipëri. Ata ranë në dashuri. Martesa nuk u konsiderua nga përkatësit me arsyetimin se: vënia kurorë është jashtë mode për momentin. Politika shqiptare ndjehej e prekur aqsa herë pas here bërtiste: njerëzit kanë të drejtën për të zgjedhur partnerin e tyre, kanë të drejtën për punë. Secili shkoi në punën e vet… . Ishte 28 mars 2013. Ora 10.oo. Politika po rrinte përpara televizorit duke gjuajtur të kapte kanalin që e shpërfaq kryeministrin shqiptar, gjithmonë, në trajtën e një “gërshëre inagurimesh”, kur hop ajo pa edhe ambasadorin. Ai ishte në një studio telvizive në një konferencë për shtyp. Ishte ambasadori i Rusisë. Politika i hapi sytë katër dhe veshët i bëri hinkë, kur e dëgjoi atë të theshte se nga sot e tutje do të mbante edhe të tjera komunikime publike me shqiptarët. Pra, mendoi ajo, ai paska vendosur jo vetëm të rrijë gjatë këtu por edhe të kashtiset llërëperveshur në punëra të mëdha. Më pas ambasadori foli për gjëndjen në rajonin e Ballkanit, dhe e përcaktoi atë si rajon problematik ku rreziku i shpërthimit të konflikteve mbetet i paprerë – nëse dikush i nxit ato – komentuan nja dy teleshikues atje rrotull. Ambasadori e quajti Ballkanin “sallatë Ballkanike”. Ku e gjeti edhe ky i uruar këtë fjalën sallatë, thua të jetë me dietë – meditonte politika shqiptare. Apo e ka në kuptimin e shprehjes popullore: ti bëj turinjtë sallatë. Jo, jo do ta ketë me patjetër në kuptimin e “sallatës ruse” të cilën duan apo nuk duan e hanë shumë shtete në botë. Politikës shqiptare i erdhi çudi sesi ambasadori i Rusisë, me tonin e një zoti shpie, tha se nga sot ne rusët do të jemi më të pranishëm dhe aktivë në jetën shqipëtare. Pse pikërisht “nga sot” dhe jo nga nesër, nuk iu pritka këtij robi? Ambasadori rus e përsëriti “sallatën Ballkanike”. Përse kjo gjeopolitikë për Ballkanin? E kishte me të hedhur vallë – ai? Për Europën, për Amerikën, për politikën shqiptare; jo, me siguri e kishte për shqiptarët në emigracion – bluante me vete politika shqiptare. Thonë se mesazhet e rusit i kishte kapur kolegu i tij amerikan, dhe ai i B.Europian, dhe se ata kishin marë porosi urgjente për politikën shqiptare, e cila me vrap u mbyll në një qelë të errët, ku filloi ti lutet të pabesueshmit. Ajo doli prej andej veçse në datën 1 prill 2013, pa pritur të gëdhinte 2 prilli 2013, dhe njoftoi divorcin e LSI nga PD, vazhdimësinë e qeverisë Berisha, dhe krushqinë e LSI me PS. Politika shqiptare “nuk e dinte” se fati i saj mund të ishte ndryshe nëse atdheu “i dashur” do të ishte kandiduar për në B.E. Ditët në errësirë e ndriçuan politikën të shohë idealin e saja për shtetin, për zgjedhjet e 23 qershorit 2013, për mirëqënien e popullit – ideal i përbuzur me efikasitet të pamëshirshëm. Në fakt, premtimi për lirinë e ngushëlloi fort. Një i lindur komunist u shëndrua në një kapitalist në një shtet “komunist”. E majta beson fort se do ta ndryshojë fytyrën e kombit të vet, dhe në një mënyrë shumë të ndryshme. Nasho Bakalli .
zoti Meta iu ben pershtypje qe sa here ju beni matrapazlleqe te tilla, shtohet krimi i rruges dhe situata e pasigurise ne vend? Ka te beje kjo me tronditjen qe ju i keni bere moralit te qeverise
Kualicioni i ngjales nuk ben gje tjeter vetem sa na fyen me shume ne te majteve te vertete. Se pari Rama u be kryetar i PS-se ne menyre te turpshme. Kongresi i partise nuk e votoi programin e tije dhe vetem me nje telefonate live ne vizion + e Fatos Nanos ku i bente thirrje te majteve ta votonin Ramen e beri Kryetar. Se dyti Rama me dhune futi ngrupin e Bashkise Tiranes ne struktura drejtuese dhe grupin e Soros. Me kete veprim dhe me frymen e xhaketave te reja e te vjetra Rama krasiti dhe shfarrosi faren e majte dhe e zevendesoi me G99. Se treti nuk e mbajti kurre fjalen duke u bere arrogant me aleatet tradicionale duke ndryshuar kodin zgjedhore vetem per ti lene jashte parlamentit dhe keshtu la jasht mijra vota te majta. Me tej fajsoi K.Islamin se i shiti zgjedhjet dhe akuzoi me qindra numerues te cilet u zgjodhen me shume kujdes dhe sakrifikuan dite e nate pa gjume. Gjate gjithe karrieres se tije politike ky piktor i deshtuar nuk e mbajti nje here fjalen me asnje bashkpuntore te tije. Ne 2007 beri kualicion me Meten dhe mbas fitores e genjeu duke mos punesuar asnje nga kualicioni fitues. Me tej Rama beri disa puce duke u shtrire ne greva dhe protesta te dhunshme, kryesisht kunder Metes dhe Berishes. Tani mbas 4 viktimave qe dolen per Ramen ne shesh ai ben aleance me turpin. Po rilindja ku eshte??Qeveria e re me nje fryme ndryshe ku eshte? Une mendoj se ky zotria kerkon pushtetin me cdo kusht. Kaq ! Une mendoj se Shqiptaret nuk meritojne Ramen. Me kete veprim te fundit Rama deshmon makjavelizmin e tije dhe rrezikshmerine qe pasqyron. Turp Edi Rama. Me Meten per krahu ke vulosur humbjen tende
Meta do mari o PS-ne o qeverine, ka mare fund kjo pune. Te pakten iken Saliu nga pushteti, te tjerat nje nga nje ne kohen e vet
Një bashkim mes PS-së dhe LSI-së do të ishte i natyrshëm sikur të bëhej para 4 vitesh. Tani ky bashkim ka një plagë që vështirë se do të shërohet pa marrë hapa të guximshëm nga kualicioni i impnuar.
Plaga që kullon është 21 janari i vitit 2011. Protagonistët e bashkimit duhet të garantojnë një rinisje të procedures hetimore e ndëshkimore të 21 janarit. Me këtë vendim do të përthahen sadopak ato plagë që vështirësuan jetën e njerëzve të pakënaqur me gjëndjen e shqiptarëve.
Zoti Rama, në mbështetje të parezervë të zotit Meta, duhet ta gatisin Shqipërinë për në BE. Ata duhet të ndërmarrin hapa radikalë drejtë çdo gjëje e cila ka pënguar Shqipërinë të jetë ajo që na e dhuroi Natyra.
Nëse themi, e çdo ditë po themi, se populli shqiptar është populli më i vjetër në Europë atëherë pse nuk jemi edhe më të mirët në Europë?! Këtu është një çështje, e cila rrallë herë është dalur në publik për tu diskutuar. Cfarë na mungon neve që të jemi shembull i mirë për popujt tjerë?
Mendoj se duhet të pushojmë të pjellim armiq brënda Shqipërisë, mendoj se gabimet duhet të ndëshkohen edhe nëse ato prekin më të afërmit të pushtetarëve, mendoj se prioritet i çdo politikani, që është në pozitë, duhet të jetë mirëqënja e qytetarëve, mendoj se rruga e vetme për të ecur drejtë Shqipërisë stabile dhe të joshur nga të tjerët është të funksionojë institucioni i përgjegjësisë.
Të ndërpritet përsëritja e hidhur e historisë së shqiptarëve, ku klasifikimet për kundërshtarin kalojnë etiken njerëzore. Një shqiptar për një palë është patriot, për tjetrën tadhëtar. Shqiptari në fjalë, i cili mund të jetë kundërshtar yti, ose është patriot ose tadhëtarë. Të bëhemi realë dhe të çmojmë veprën e jo përkatësinë.
Unë kam kohën dhe mundësinë që të përcjell trendet brënda dhe jashta Shqipërisë, Kosovës dhe të gjitha viseve shqiptare ku janë autoktonë. Më mundon shumë, madje më shqetëson fakti që në të gjitha vendet shqiptare partitë politike e kanë tjetërsuar popullin, e kanë helmosur me deklaratat e liderëve të tyre.
Unë edhe një herë do të kërkoja nga liderët, me theks të veçantë në Shqipëri që t’i qasen punës e jo hakmarrjes.
Askush mos të guxojë ta ndotë ligjin me veprime, të cilat sjellin pasoja për popullin. Ata që kanë shkelur ligjin e që, për arsye të pasqaruara, nuk janë ndëshkuar, le të fillojë procedura e ndjekjes penale.
Vetëm në këtë mënyrë shqiptarët do t’i afrohen Europës së Bashkuar.
po mir o Meta, keto garancite qe jepni ju me fjale, sa zgjasin? Pastaj cilat jane konkretisht termat e kesaj kontrate a ben ta dijme?
Pergjigja ime per veprimin e fundit politik te E.Rames
Si udhëheqës i opozitës që nga zgjedhjet e vjedhura të 2009 deri në vjedhjen në mes të ditës të mandatit të bashkisë Tiranë, ai provoi dhe bëri me frymë dhe zemër aq sa mund të bëhej,:
– përballë kundërshtarve të egër politikë në pushtet ;
-me njerëz socialiste që më së shumti merrnin pjesë në mitingje me lista ;
– me një parti ku vegjetonin dhe vegjetojnë gjithfarë rrymash – nanoiste, lmn-islamiste, servet-rexhepiste e deri te chegueva-braciste ;
-perballe nje opinioni qytetar në nivelin foshnjor të demokracise , më së shumti të prirur dhe katandisur në nivelin e kafshatës . ;
-përballë një faktori ndërkombëtar “ të hipnotizuar “ nga “ egërsia” e Berishës, “ idiotizmi “ i Topallit dhe “pafytyresia “ politike e I.Metes ….
Cfarë të bënte Edi Rama ? Kjo eshte pyetja sipas skemës se vjetër politike. Pergjigjet nuk po mungojnë, qe nga të nderuarit Mero Baze, Arben Duka, A.Stefani, M.Nano …. e deri te shumë të shquarit F.Lubonja, A.Zheji etj….
Përgjigja ime si qytetar i thjeshtë : ndërmjet “ egërsise”, “idiotizmit” dhe “pafytyresisë “, Edi Rama ka bërë zgjedhjen e duhur.Amen! Zoti e ndihmoftë atë dhe ne shqiptarët !
SINAN HIBRO
bashkimi ben fuqine. te tjerat jane llafe pazari. polika keshtu e ka. kur e beri me Berishen pse mos ta bej me Ramen??
21 janar 2011…Kjo vjershë i kushtohet Aleksit …{ protestuesit që e vrau shteti kriminel i Saliut dhe Lulzim Bashës dhe e Ilir Metës }….
Dhe tashti Edi Rama do të bëjë pakt tradhëtie me Ilir Metën…që ti rivrasë përsëri katër të vrarët e 21 janarit…..
Shteti i car-Saliut
Por ty Aleks të qau
Jugu edhe veriut
Fëmijtë ti la jetim
Ministri Lulzim
Përsëri flet e del
I paftyri e kriminel
Përsëri o popull
Prapë të vijnë rrotull
Fara e tyre e poshtër
Nuk paska të sosur
Të lyejnë dhe të lajnë
Me lajka dhe premtime
Sapo hypin në fron
Të shkulin edhe qimet
Cdo gjë ka kufi
Masë edhe kut
Ta heqim nga rrenjët
Këtë shtet hajdut
Votën kur ta hedhësh
Mendohu shumë mirë
Gjakun na kanë pirë
Ky pushtet hajdut
Le të jetë kujtimi i tyre
Ditë dhe e fitores
Si drita e diellit
Në majë të kurorës.
Shkroi Bujar Cani
Ja, unë po ju dërgoj si dele në mes të ujqërve; jini, pra, të mënçur si gjarpërinjtë dhe të pastër si pëllumbat.” I am sending you out like sheep among wolves. Therefore be as shrewd as snakes and as innocent as doves.”
Per te mundur te keqen nuk mjaftone vetem pastertia (hyjnorja) , por dhe manovrimi i gjarprit . Ne duam triunfin e se mires . E mira nuk vjene pa nje cmim , Rama vendosi ta paguaj per te gjithe . Per ata qe heshtin , per ata qe nuk besojne , per shume qe mendojne se eshte zgjedhja e duhur , por nuk duan te paguain cmimin se i tuten disfates .
Ka ardhur koha qe Edi Rama sa me shpejt ti dergoje nje ftese dhe PD se Sali Berishes per t’ju bashkuar koalicionit te majte.
Si mundesh me e nda Meten nga Berisha?
Si mundesh gjithe ato suksese ne Ministritre qe drejtonte LSI ,tani te duken sikur jane vetem merite e PD??
Jo zoti Edi,mos bej gabim merre Lilon bashke me Salon dhe futini nje treshe te mire!!!
Ti ne mes o Edo se je me i gjati.Lilo para teja se eshte me i shendoshi dhe Salo mpas teje se ka me shum eksperjence me vrimat e njeriut.
Edo ,beje per te miren e Shqiperise dhe te jesh i sigurt se Papanderu do gezohet.
Te nderuar bashkekombas!
Nuk kam ndermend te bej ndonje thirrje per kryengritje por duke ndjekur perdite zhvillimet politike dhe si emigrant(14 vjet ne UK) dhe me nje bisnes jo te vogel ne Shqiperi ndjehem goxha i indinjuar me levizjen e fundit te Rames, pse? Sepse doja te besoja ne nje fije shprese pavaresisht nga gabime te ” vogla,, te tij deri tash
po kjo e fundit bashkepunim me hajdutet (Meta)nuk iken poshte as me uje.Me ka lidhur rasti shume me doganat
gjithmone kam pasur dokumente te sakte te shoqerimit te mallit por gjithmone ”cakenjte e pushtetit,, me kane hequr ndonje cope extra.ldeja ime ishte qe megjithmend te krijoheshin kushte per punetoret dhe te aftet te punonin dhe paguanin taksat, por s’qenka e thene.im vella mu lut mos i hidh paret ne Shqiperi, une nga ana tjeter patriot dhe naiv,Megjithemend nuk ka per t’u bere ndonjehere!!!!!!!!!!!!FINAL ANSWER.
si e komentoni ngjarjen e fundit sh Hysni,ku flitet per nje aleance PS-LSI..
e kam pritur shume mire o Bledar,kjo nuk eshte gje fare,hataja ndodhi kur u martua Saliu me Ilirin,qe eshte njelloj sikur Mamas(PS-se)ti iki vajza e vetme edhe te martohet me djalin e saj qe I prishi shtepine ne 1990-en,dhe ja dogji fare ne 1997-en,martesa Sali- ilir ,ishte martes vella e moter(me baba tjeter)!!!PS_LSI eshte koalcion nene e bije!!mua me vjen keq qe ndodhi ku incest !!ky djali Sali!shkerdheu edhe nenen e tij(PPSH) edhe mbesen e PPSH-se,ose vajzen ePS-se (LSI-ne)u ben te gjith si Shaban Norja
nuk keni frike se kjo alence e re do do ju leri pa vota!!!
pjerdhim ne komunistet nga aleancat qe permend ti,ne nuk pordhem per aleancen Anglo -Amerikane,nuk pordhem per aleancen e traktatiti Varshaves,nuk pordhem per Kinezet,e ti me permend mua aleancat e Ilirit
sili eshte koncepti juaj per PS-ne
ideollogu jone Hysni Dajaku,ka dhe kete perkufizim qe I shpjegon te gjitha”Partia socialiste,eshte vajza e Partise qe lindi Enver Hoxha,e zbukuroi Ramiz Alija,e dehu Fatos Nano e shkerdheu Ilir Meta”
ju e shikoni me optimizem kete situate
me mire nuk ka si te behet,kjo tregon edhe nje here se veteme ne komunistet idealist I vijme hakut kesaja situate,mendoj se populli e ka kuptuar kete dhe do votoje masivisht per ne kesaj radhe!!
cfare do beni ju nese do vini ne pushtet,dhe pse duhet qe shqiptaret tu besojne dhe votojne!!!
kjo eshte pyetja me idiote qe kam degjuar!!
po pse me fakte doni nga ne ju “demokratet” e mutit!!ore po ju beni sikur gjith mete zgjuarete e botes jan mbledhur ne kete truall,gjith ideologet e komunizmit dhe kapitalizmit jan vetem ketu dhe askund tjeter,gjith me te ndershmit,me moralistat e globit jan komshinjte e kusherinjte tane qe pijme kafen mengjes per mengjes,ne ua kemi gjetur ilacin e dua gjejme badakcilleqeve ,ne nuk pyesim per njeri te gjall perpara ligjit,ne po e vendosem ne emer te popullit edhe populli te nderroje emrin ne nuke nderrojme vendimin!!
nuk po mendonbi se po I trembi shqipatret me keto deklarata!!
Sali Berisha flet nat per nat me Azem Hajdarin,une flas nje here ne 6 muaj me Enver Hoxhen,une nuk e di cfare i thote Azemi saliut,por Enver Hoxha me thote gjithmon “u hengert mortja “Hysninjte”e mi!! gjith ate Parti,gjith ate shtet,gjith ajo shkoll e prokopi e beri lesh e li nje budalla doktor nga Vicidoli,qe une se lija as te me bente analizat e shurres,nje pijanec ekonomist nga Gjirokastra qe une as majen e lapsit nuke lija te bente,,nje koke-vare nga Skrapari qe as per te care drute nuk e qasja ne oborr!!
edhe pas kesaj, une do te vazhdoj te ndez qirinj ne Kishe per shendetin dhe susksesin e Rames!!! 🙂
Llogarite e sakta te te huajve per bashkimin PS me LSI per te rrezuar Berishen.
Kopeja e LSI-se eshte kryesisht nje TRAVESTI dhe KURVERI politike. I ngjan krejtesisht nje KURVE me PATENTE, e dale prej vitesh ne pension, e cila ngaqe nuk ka me se te merret, i ben moral MILETIT per NDERSHMERINE kunder KURVLLIKUT. Ky esht paradoks.
Arsyetimet e Evropianeve per bashkim jane pragmatiste. Socialistet evropiane e kane te qarte nje gje te tille. Por kane te drejte te insistojne ne bashkimin e se majtes, sepse vetem keshtu mundet qe fitorja te jete e sigurte edhe nese do te behen manipulime.
Te huajt e shikojne situaten keshtu. Ne nje qytet te shkrete te Far West-it, mbizoteron terrori midis bandave te kaubojsave. Si rezultat i kaosit ne qytet, femijet, pleqte dhe grate jane larguar. Kane mbetur vetem meshkujt qe luftojne.
Vjen nje moment qe keta kauboj, te cilet perfaqeosjne gjithe bandat, kane nevoje edhe per femra. Keshtu te gjithe se bashku vendosin: “Te ngreme nje Shtepi PUBLIKE” se ndryshe do te “thahemi” fare.
Keshtu edhe ne Shqiperi. Te gjitha Partite politike kerkojne te kene me vehte nje shtepine PUBLIKE, se ndryshe nuk fitojne, por do te “thahen”. Te gjitha kerkojne “Partine KURVE”, ate qe e “DREDH” qe shkon me te gjitha, pra nje URUSPI, TRAVESTI a KURVE POLITIKE. Kjo eshte ajo qe e kerkojne te gjithe per mos t’u “THARE”, pra per te fituar dhe kjo eshte LSI-ja.
Kjo eshte Kurva me patente e Shqiperise se sotme. Kete e kane kuptuar edhe te huajt dhe s’kane cfare te bejne. Ne fund te fundit thone qe LSI-ja eshte nje e keqe e domozdoshme qe duhet pranuar per te rrezuar nje krijese shoqerisht te rrezikshme si Sali Berisha.
Ne fund te fundit, per te rrezuar Berishen, te huajt mendojne se do te ishte me mire te beje edhe Aleance me nje kurve politike. Nderkohe qe te huajt kerkojne kete aleance, une zakonisht them: “E drejte. Edhe aleanca me vete Djallin justifikohet per te rrezuar Sali Berishen. Ne fund te fundit midis Djallit dhe Sali Berishes duhet zgjedhur e keqja me e vogel…… DJALLI”
O zoteri, te dha Edi me shume se Saliu prandaj ndrrove krah. Ke mbetur nje “Mercenar” per para si te paret e tu qe ju zbriti Enveri nga malet e Skraparit per nje cope buke dhe nje kostum sigurimsi dhe i sherbyet atij per te shtypur nje popull te terre. Te gjithe me PPSH ishit. Jeni kthyer ne mercenare qe per para i sherbeni diktaturave. Per popull i kulturuar nuk jeni mbajtur ndonjehere.