Parashikimet e meteorologëve flasin për një ulje drastike të temperaturave në ditët në vijim, shoqëruar me reshje shiu dhe dëbore në zonat malore.
Për këtë, Ministria e Punëve të Brendshme shpërndau një komunikatë ku u kërkon qytetarëve që të bëjnë kujdes, sidomos gjatë qarkullimit me automjete.
“Akset rrugore në lartësinë mbi 200 metra nga niveli i detit do të preken nga bora dhe ngricat”, thuhet në njoftimin e MPB-së.
MPB këshillon që drejtuesit të pajisen me zinxhirë gjatë qarkullimit në këto akse të respektojnë sinjalistikën rrugore dhe të lëvizin me zinxhirë.
