Gjatë shërbimit ajo ka bërë më shumë se detyrën e saj, duke i dhënë gji foshnjës së sapolindur dhe të braktisur.
Luisa Fernanda Urrea, një zyrtare e policisë kolumbiane është një nënë e re dhe ishte dërguar në skenën e krimit, që dyshohej se bëhej fjalë për një foshnje të sapo lindur dhe të braktisur.
Vogëlushja ishte lënë në një pyll, kishte uri dhe rrezikonte jetën nga hipertermia.
Kështu që Urrea nuk hezitoi për asnjë moment që të jepte ndihmënpërtej asaj që i lejonte detyra, duke i dhënë gji deri sa erdhi ambulanca. Agjentja iu përgjigj me modesti intervistës për mediat lokale: “Jam një nënë dhe kisha qumësht. Kuptova nevojat e vogëlushes dhe reagova. Besoj se çdo grua do ta kishte bërë të njëjtën gjë”, tha ajo. 
Gruaja që gjeti fëmijën e braktisur, Edinora Jimenez, 59 vjeç, tregoi:-“ Isha duke mbledhur portokaj, kur papritmas dëgjova një të qarë. Mendova se ishte ndonjë mace dhe kur iu afrova pashë që bëhej fjalë për një fëmijë”.
Komandanti i policisë lokale, Javier Martin, tregoi se e sapolindura e kishte ende kordonin e kërthizës së bashkangjitur. Më pas shtoi:-“Vajza kishte disa çarje dhe vuante nga hipertermia. Megjithatë, u kurua shpejt dhe tashmë është mirë”.
