Park rulotash për romët, ideja ‘e çuditshme’ e një aktivisti (Intervista)

redaktor

Ka më shumë se 20 vite që flitet për komunitetin rom në Shqipëri, gjendjen e tyre të mjerueshme, por ata përsëri jetojnë në baraka dhe shpesh këto strehëza ua merr lumi, pasi kanë dëshirë (dhe nevojë) të vendosen pranë rrjedhës së tij. Miliona euro janë investuar dhe çuditërisht shumë pak është bërë në drejtim të tyre, me përjashtim të disa organizatave siç është mes tyre edhe UNDP e cila ka dhënë ndihmë konkrete duke nxitur vetëpunësimin për këtë kategori në disa qytete të vendit.

Kujtojmë këtu se në muajin tetor, Bashkia e Tiranës pati një përplasje me romët e vendosur pranë Liqenit Artificial, duke i zhvendosur ata me forcë nga kjo hapësirë, me pretendimin se kjo zonë do t’i nënshtrohet një projekti që ka për qëllim kthimin në një hapësirë të gjelbër.

Bashkia e Tiranës u vu nën kritika nga Avokati i Popullit, si dhe disa organizata të shoqërisë civile, të cilat i konsideruan veprimet e deritanishme të bashkisë si të nxituara dhe në kundërshtim me standardet ndërkombëtare.

Megjithatë romët u larguan prej aty!

Ened Mato, aktivist i njohur në Tiranë, ka një ide dhe propozim konkret se si mund të zgjidhet situata e tyre.

Për të ndjenjat nuk kanë ngjyrë, dhimbja dhemb njësoj sidomos në këto ditë të ftohta, kur mendon që fëmijët romë flenë në lagështirë, nën mëshirën e kohës.

Nuk nevojiten fjalë predikuese e qirinj për të vepruar, nevojitet ndihmë reale, ndihmë për këta fëmijë që flenë nën strehën e indiferencës së ndërgjegjes sonë. Nëse nuk arrijmë t’i ndihmojmë, nëse jemi aq të paaftë sa të mos u dhurojmë pak dashuri si çati mbi kokë, do të thotë se kemi dështuar si shoqëri. Ne jemi të vendosur dhe besojmë në ndërtimin e parkut të parë të Romëve në Shqipëri”– thotë Mato për Dita-n.

 

-Ened, në rrjetet sociale shohim që keni ndërmarrë një nismë që ka të bëjë me Parkun e Romëve, na trego diçka më tepër?

Në dhjetor ka patur dy viktima, të dyja foshnje të komunitetit rom të cilat dyshohet se vdiqën nga i ftohti. Ne kemi qenë të angazhuar edhe më parë me iniciativa për strehimin e këtij komuniteti dhe kemi kuptuar se dhurimi i banerave apo ushqimeve dhe veshjeve nuk mjafton për t’u garantuar jetën. Barakat e tyre me kartona dhe banerat tanë nuk mjaftojnë për t’i ngrohur gjatë dimrit, sidomos kur ai është i egër dhe i ftohtë si këtë vit. Për këtë arsye i jemi drejtuar shembujve të vendeve më të zhvilluara dhe kemi kuptuar se zgjidhjet afatgjata për këtë komunitet janë ofruar nëpërmjet krijimit të parqeve me rulota në zona të caktuara nga bashkitë përkatëse të cilat u garantojnë infrastrukturën përkatëse familjeve që jetojnë në këto rulota. Ne synojmë të realizojmë të njëjtën gjë në Tiranë si fillim e më pas me shpresë, në të gjithë vendin. Parku i romëve do të jetë lagja e tyre dinjitoze.

-A është e mundur, si do të ngrihet ky park?12438979_1079165815441422_46413170897048036_n

U kemi bërë dhe po u bëjmë thirrje të gjithëve që të kontribuojnë. Qytetarë, biznese, organizata dhe natyrisht me mbështetjen e Bashkisë Tiranë. Hapi i parë është sigurimi i 30 rulotëve, të cilat ne i kemi gjetur, ndër më të lirët e mundshëm dhe kemi nisur fushatën për mbledhjen e fondeve. Hapi i dytë është ngritja e “Parkut”, me kushtet më të mira për sigurinë dhe shëndetin e fëmijëve dhe me mundësi konkrete zhvillimi për komunitetin. Jemi shumë që besojmë te kjo zgjidhje, do “fitojmë” duke ndihmuar dhe shumë komunitete të tjera përmes këtij modeli. Thirrja jonë i drejtohet të gjithë atyre shqiptarëve të cilët refuzojnë të pranojnë se në Shqipërinë e vitit 2016 foshnjat vdesin nga i ftohti.

-Historitë e romëve duket se nuk kanë fund në vendin tonë. Ku janë të vendosur ata sot në Tiranë dhe si është gjendja e tyre?

Për këtë ide u mobilizuam mbas vdekjes së foshnjave. Në ish-Uzinën Traktori jetojnë rreth 30 familje në baraka. Ne jemi munduar disa herë t’i mbulojmë në kohë reshjesh me banderolat e dhuruara. Problemi është se lagështia më e madhe vjen nga toka dhe është çdo ditë. Në këtë komunitet janë mbi 50 fëmijë dhe foshnja, një pjesë të sëmurë sepse jetojnë me çati kartoni dhe dysheme betoni apo balte. Dimri i ftohtë, reshjet dhe përmbytjet i rrezikojnë çdo ditë, është çështje urgjente.

-Njerëz me temperament si romët, e kanë të vështirë të qëndrojnë në një vend dhe këtë e kanë vërtetuar gjatë këtyre viteve… Çfarë do t’ju ofroni këtë herë?

Prandaj zgjidhja është rulota. Ditën që familjet vendosin të spostohen në marrëveshje me bashkinë, lehtësisht spostohet edhe parku. Kështu stacioni i tyre i radhës do të jetë po njësoj i banueshëm dhe i shëndetshëm, askush nuk do të rrezikojë jetën, askush nuk do të vdesë më.

-Ju thoni se si fillim do të përfitojnë romët në Tiranë, por jetesë të ngjashme me ta gjen pothuajse në të gjithë Shqipërinë. Kur do u vijë radha edhe kësaj pjese?

Ne po mundohemi të krijojmë një model të një zgjidhjeje afatgjate. Synimi fillestar është të strehojmë në mënyrë të sigurt 30 familje që jetojnë në zonën e ish-Uzinës Traktori. Mbasi t’ia dalim, do të lobojmë që ky model të shtrikoshihet në të gjithë vendin.

-Ju po flisni vetëm për strehim, por një tjetër problematikë e këtij komunitet është edhe arsimimi…

Po citoj një nga nënat rome, Selvien, me të cilën po bisedoja para disa ditësh, e po e pyesja nëse e çonte vajzën e saj në shkolle. Më tha që e kishte të pamundur ta bënte këtë pasi vajza ishte e palarë dhe nuk i kishte kushtet që të shkonte në shkollë e paraqitshme. Nëse do të shkonte do të ishte subjekt talljeje dhe shqetësimi për të tjerët. Parku do t’i zgjidhë këto nevoja bazike. Uji dhe energjia do të jenë të garantuara, si edhe streha e ngrohtë. Fëmijët nuk do të kenë pengesa “estetike” të paktën për të shkuar në shkollë. Më besoni, pengesa më e madhe për ta është kjo.

-Kemi shifra për fëmijët romë në Shqipëri, ku janë, sa janë në rrugë, sa shkojnë në shkollë?

Ne nuk jemi një organizatë që merremi me komunitetin rom. Jemi një grupim aktivistësh të cilët refuzojnë të jetojnë në një vend ku foshnjat vdesin nga i ftohti dhe askush nuk bën asgjë. Jemi mobilizuar për të krijuar një model, bazuar në eksperiencat e vendeve perëndimore dhe besojmë se me ndihmën e njerëzve të ngjashëm si ne, do t’ia dalim. Sa për shifra, ka me qindra studime për këtë komunitet, janë shpenzuar miliona euro për t’i studiuar, por fatkeqësisht foshnjat e tyre ende vdesin nga i ftohti dhe barakat e tyre janë prej kartoni. Ata kanë nevojë për zgjidhje afatgjata dhe jo për studime. Parku është një zgjidhje afatgjatë. Ftojmë këdo që beson te kauza jonë, të na bashkohet duke na kontaktuar nëpërmjet faqes tonë në FB EcoBicycle ose Ecovolis.

12573077_1135212546498640_4001040271440737397_n

romet-gov-1024x676

Share This Article
6 Comments
  • As nuk e ve ne dyshim qe ky komunitet duhet te ndihmohet, por vendosja e tye ne nje lager (zone e vecante) nuk eshte zgjidhje per mendimin tim pasi nuk ndihmon integrimin e komunitetit ne shoqerine shqiptare. Ky komunitet nuk ka nevoje per ruloya por per apartamente si te gjithe te tjeret, kane nevoje per pune te ndershme dhe mbi te gjitha kane nevoje urgjente per arsim (jo vetem te femijeve)

  • Nisem e shkelqyer qe duhet perkrahur patjeter. urojme bashkia ta mbeshtesi dhe ta coj me tej kete park. Urime super skuadres, gjithmone risi ka sjell.

  • PSE PAK HALLE KEMI DUHET TE PAGUAJME ME DJERSEN TONE EDHE ROMET QE TE PINE RAKI IK PIRDHUNI NISMAT I MERNI ME XHEPIN TUAJ….PLEHRA QE JENI BENI ORGANIZATA PER TU PASURUAR ME NDIHMA NGA JASHTE ….!!!!!!!!!!!!!!!

    • Z.ZZZZZZZZZZZZZ……
      Nisma iu drejtohet qytetarëve dhe të jesh qytetar do të thotë të jetosh i tillë duke qenë brenda përgjegjësive të jetës së qytetëruar . Me aq sa ke shkruar ti nuk i përket kësaj kategorie.

    • qe nga menyra se si flsini duket qe dhe ju keni nevoje te menjehershme per arsimim. Me keto mendime qe keni eshte e kote dhe te argumentosh per faktin se njerezit duhet te jene te bashkuar, te ndihmojne njeri tjetrin ne nevoje dhe mbi t gjitha te jene humane.
      Fatkeqesisht njerez si ju ka, por sa mire qe ka dhe ndryshe 🙂

  • Bravo. Zgjidhje konkrete jo fjale boshe e qaravitje njerezish te frustruar. Ne gjithe boten femijet kane perparesine, ndryshe shoqeria vdes

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *