Dy mjekë okulistë nën akuzë për shpërdorim detyre

Saimir Lleshi

Policia e Shkodrës ka nisur procedimin penal ndaj dy mjekëve okulistë në këtë qytet për shkak se kanë abuzuar në dhënien e raporteve për personat që marrin leje drejtimi.

Procedimi nisi për shtetasit A. L. 57 vjeç, banues në Shkodër, me profesion mjek okulist, si dhe A. B. 74 vjeç, banues në Shkodër, me profesion mjek okulist.

“Procedimi Penal ndaj këtyre shtetasve filloj sepse këta shtetas në cilësinë e mjekëve okulist, kanë dhënë raporte mjekësore për shikueshmëri optimale personave që kanë probleme me shikimin, me qëllim marrjen e lejeve të drejtimit”, sqaron policia lokale.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprën penale të “Shpërdorim i Detyrës”. /Dita/

Share This Article
1 Comment
  • Ja edhe nje histori qesharake me mjeket okuliste ne Tirane:
    -Ka nje vit qe nje grup mjekesh kane perfunduar specializimin 3 vjecar per OKULISTE prane Spitalit francez ne Tirane,por akoma nuk jane diplomuar!
    Arsyeja eshte qesharake dhe e TURPESHME:
    -Rektori i Universitetit te Mjekesise nuk bie dsakort me Dekanin se kush duhet t’i marre ne provim kerta specializante!
    Hallexhinjte e cuan ceshtjen ne Gjykaten Administrative dhe ne Shkallen e pare fituan!!!
    Turp i madh per kete shtet qe detyron sdtudentet apo specializantet t’i drejtohen Gjykates per nje ceshtje ordinere!
    Dhe ai qe eshte pengesa kryesore ne kete mesele,qenka dekani,vellai i deputetit socialist PIRO LUTAJ!!!
    Bile ky dekan prapa kraheve shprehet se me shume kete e ka me pedagoget e okulistikes qe jane te PA AFTE, merret me mend sa te pa afte jane edhe keta specializante!!!!
    A e di FIKS FARE kete karagjozllik te pa pare ne bote???
    Jepini ilace ketij dekanit!
    Te shkretet specializante presin prillin qe te votohet per dekanin e ri,se kete GERDALLEN nuk e zgjedh njeri me,.qe te shpetojne nga halli!
    Nuk besoj se kete precedent qesharak duhet ta dije ministri Beqaj apo ministrja e Arsimit ,se do ishin akoma duke qeshur me keta vartes te tyre! !

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *