Ringjallet Euro: Kalon 139 lekë, niveli më i lartë në 3 muaj

Saimir Lleshi

Monedha vendase ka humbur sërish pikë dje ndaj euros, ndërsa është forcuar në raportet e këmbimit me dollarin.

Sipas kursit zyrtar të këmbimit të Bankës së Shqipërisë, një euro u këmbye me 139.11 lekë, 0.21 lekë më shumë se një ditë më parë.

Me dollarin, monedha vendase u forcua me 0.86 lekë, duke u këmbyer me 127.52 lekë. Që nga fillimi i këtij viti, euro vetëm ka fituar pikë në tregun e brendshëm, duke u këmbyer sot në nivelin më të lartë në 3 muaj.

Forcimi i euros gjatë ditës së djeshme është ndihmuar dhe nga mbiçmimi i saj në bursat ndërkombëtare, ku monedha e përbashkët kaloi mbi $1.09 gjatë ditës së djeshme, megjithëse ra sërish më vonë, pasi Banka Qendrore Europiane publikoi zbardhjen e takimit të saj të dhjetorit, kur i zhgënjeu tregtuesit me një paketë më modeste lehtësuese sesa ajo që pritej. /Dita/

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *