Ndërron jetë gazetari Agron Bala

Saimir Lleshi

Ka ndërruar jetë në mënyrë të parakohshme gazetari Agron Bala, i cili vitet e fundit ka drejtuar një emision pranë Televizionit Publik Shqiptar.

Lajmi bëhet i ditur nga drejtori i komanduar i RTSH-së, Martin Leka, sipas të cilit gazetari Bala ka ndërruar jetë pas një sëmundje të gjatë dhe të pa shërueshme.

“Para pak orësh, miku dhe kolegu Agron Bala nuk i rezistoi dot sëmundjes se gjatë e të pashërueshme! Iku duke lënë pas dhimbje për të gjithë ata qe e njohin! I paharruar!”, shkruan Leka.

Ai ka lindur më 11 prill të vitit 1957. /Dita/

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *