Drafti për drejtësinë kthehet në Venecia bashkë me opinionet e PD-së dhe LSI-së

Saimir Lleshi

Është mbyllur puna e komisionit të posaçëm për reformën në drejtësi.

Komisioni ka vendosur që drafti i ekspertëve të nivelit të lartë si dhe propozimet e opozitës dhe të Lëvizjes Socialiste për Integrim t’i dërgohen Komisionit të Venecias për të marrë një opinion prej tyre. Lajmin e bën të ditur kreu i komisionit parlamentar të Ligjeve, Fatmir Xhafaj.

Së pari, të gjithë biem dakord dhe shprehim vullnetin politik si ligjvënës se reforma në drejtësi është themelore për procesin e integrimit, por mbi të gjitha për demokracinë në Shqipëri, shtetin e së drejtës dhe qytetarët shqiptarë.

Së dyti, biem dakord se projekti që kemi ka një bazament të shëndetshëm, me të cilin të gjithë ndajmë shumë të përbashkëta, por me rezerva, pasi kemi dhe këndvështrime të ndryshme për çështje të veçanta nga pikëpamja e leximit që i është bërë rekomandimeve të Komisionit të Venecias”, tha Xhafaj.

Deputeti i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Spartak Braho tha se partia e tij nuk ka draft për këtë reformë, por opinion. Komisioni pritet të mblidhet sërish ditën e hënën për të vijuar diskutimet.

Share This Article
1 Comment
  • Pika qe s’ju bie, te ishit te zote per ligje, pse ia dergoni komisionit te Venecias. Mbyllni gojen gjyqtaret do nderrohen, pastaj edhe shumica juaj o te korruptuar

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *