Ish-lideri i Vetëvendosjes Albin Kurti është liruar nga masa e sigurisë “arrest shtëpiak” e bashkë me të edhe deputetja tjetër e kësaj partie, Albulena Haxhiu.
Gjykata e Apelit në Prishtinë e ka ndryshuar masën e sigurisë për deputetët.
Kolegji penal prej tre gjyqtarësh i kësaj gjykate, ka aprovuar si të bazuara ankesat e avokatëve mbrojtës, të personave në fjalë, kundër dy aktvendimeve të Gjykatës Themelore në Prishtinë, të nxjerra më 28 dhjetor të vitit të kaluar dhe më 6 janar të këtij viti.
Sipas vlerësimit të Gjykatës se Apelit, pretendimet ankimore janë të bazuara, sikurse del nga shkresat e lëndës, nuk plotësohet asnjeri prej kushteve të veçanta, të parapara në Kodin e Procedurës Penale të Republikës së Kosovës, mbi bazën e të cilave të pandehurve iu është vazhduar masa e arrestit shtëpiak. /Dita/
