Dikur ishte një kamp përqendrimi, por së shpejti do të jetë një resort turistik. Fotot e mëposhtme janë në Malin e Zi fqinj, ku investimet në fushën e turizmit rriten çdo vit.
Qeveria malazeze ka vendosur që kampi i përqendrimit të Luftës së Dytë Botërore të shndërrohet në një vend luksoz për turistët.
Qëllimi është që ky ishull i bukur shkëmbor të kthehet në një resort për pasanikët, me pishina, palma, një zonë VIP, një klub plazhi, vend për jahtet, etj. Ishulli gjendet pranë kufirit të Malit të Zi me Kroacinë. Ai njihet edhe me emrin Lastavica.
Ishulli i braktisur do të ketë shumë shpejt një pamje të re, ndërsa do të përfitojnë edhe 200 punëtorë malazezë. Projekti i është besuar kompanisë zvicerane Orascom, që do e marrë me qira për 49 vite këtë ishull. /Dita/

