Grupi terrorist Al-Shabat sulmon bazën ushtarake keniane

Saimir Lleshi

Luftëtarët nga grupi Al-Shabab kanë sulmuar një bazë të paqeruajtësve të Bashkimit Afrikan në jugperëndim të Somalisë.

Dhjetëra luftëtarë kanë sulmuar bazën të premten, ndërsa atyre u janë kundërpërgjigjur forcat që qëndrojnë në këtë bazë kryesisht nga Kenia.

“Trupat tona janë duke luftuar terroristët për t’i detyruar ata që kthehen”, tha një kolonel, zëdhënës i Misionit të Bashkimit Afrikan në Somali. “Operacioni në kundër sulm është ende në vazhdim”, shtoi ai.

Grupi terrorist tha se forcat e veta kishin vrarë dhjetëra ushtarë kenianë në sulm.

“Luftëtarë muxhahidëve nga komandanti Saleh An-Nabhani sulmuan bazën e Forcave të Mbrojtjes Keniane në qytetin e Eel-adde, duke vrarë më shumë se 63 kryqtarë”, tha grupi për Al Xhaziran.

Megjithatë, Bashkimi Afrikan mohoi pretendimin, duke theksuar se propaganda e tyre tashmë është e njohur. /Dita/

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *