Me rastin e Vitit të Ri, Presidenti Federal i Republikës së Austrie Heinz Fischer shtroi një pritje për nder të Trupit Diplomatik të akredituar në Austri. Në emër të Trupit Diplomatik përshëndeti Nunci Apostolik Peter Stephan Zurbriggen.
Në fjalën e përshëndetjes, duke folur për problemet ndërkombatare dhe politikën e jashtme të Austrisë, llidhur me Ballkanin Perëndimor Presidenti Fischer theksoi:
” Qëndrimet e Austrisë ndaj çështjes së Balkanit Perëndimor janë të njohura. Për të gjashtë shtetet e Ballkanit Perëndimor, perspektiva e pranimit në BE është një forcë kryesore për reforma, të cilat janë esenciale për stabilitetin dhe mirëqeverisjen në Europën Juglindore. Dhe shtetet e Ballkanit janë plotësisht të ndërgjegjshëm në pikat e dobëta që kërkojnë veprim.
Për fat të mirë, në këtë rajon është bërë progres. Diçka nga ky progres është arritur si pjesë e Proçesit të Berlinit, gjatë Samitit për Ballkanin Perëndimor, gushtin e kaluar në Vjenë. Për këtë arsye, unë i bëj thirrje vendeve anëtare në BE të vazhdojnë mbështetjen për proçesin e afrimit të shteteve të Ballkanit Perëndimor me Bashkimin Europian, në një mënyrë të drejtë dhe të qëndrushme, në varësi nga plotësimi i kërkesave të domosdoshme”.
