EMRAT / KLD miraton shtimin e 6 gjyqtarëve në Gjykatën e Apelit Administrativ

Dita

Në mbledhjen e drejtuar nga Presidenti Nishani, KLD miratoi kërkesat e ministrit të Drejtësisë për shtimin e 6 gjyqtarëve në organikën e Gjykatës së Apelit Administrativ.

“Këshilli i Lartë i Drejtësisë zgjodhi Astrit Haxhialushi dhe Albana Shtylla si anëtarë të komisionit për vlerësimin paraprak të kanditaturave për funksionet drejtues në gjykata.

Po ashtu Këshilli caktoi Petrit Çomon dhe Gerd Hoxhën, anëtarë të Këshillit të Lartë të Drejtësisë në përbërje të Grupit të Punës për Sistemin e Pikëzimit, për vitin 2016, si dhe caktimin e Artan Brocit si përfaqësues i Këshillit të Lartë të Drejtësisë në Komitetin Disiplinor të Dhomës Kombëtare të Avokatisë.

Anëtarët e KLD vendosën me shumicë votash emërimin si kryetar të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Përmet, të  Pashk Gjaci dhe si kryetar të Gjykatës së Parë Pukë  Izet Kadana.

Këshilli vendosi rikthimin në vendin e mëparshëm të punës, pranë Gjykatës së Apelit Gjirokastër të  Izet Salaj.

Këshilli shqyrtoi dhe miratoi kërkesën e Ministrit të Drejtësisë, për kryerjen e inspektimit të përbashkët me Inspektoratin e KLD-së, ndaj veprimtarisë gjyqësore të gjyqtarit të Gjykatës së Apelit Korçë, S.K.

Në vijim të mbledhjes, KLD shqyrtoi dhe miratoi kërkesën për dorëheqje nga detyra e gjyqtarit, të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Pogradec, Liradin Lila, si dhe miratoi propozimin e ministrit të Drejtësisë për shpalljen e vendit vakant për gjyqtar, në gjykatën e Rrethit Gjyqësor Pogradec dhe një vendi në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Pukë.

Anëtarët e Këshillit vendosën gjithashtu të shkarkojnë nga detyra znj. P.A, gjyqtare në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Lezhë dhe shpalljen e vendit vakant në këtë gjykatë.

Po ashtu shqyrtuan propozimin e Ministrit të Drejtësisë për dhënie mase disiplinore ndaj gjyqtares të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Sarandë, E.D.

Në vijim të mbledhjes, Këshilli rrëzoi kërkesën e Ministrit të Drejtësisë për procedimin disiplinor të gjyqtarit të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Kavajë, O.A./DITA

 

 

 

 

 

 

 

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *