Teuta godet në mesfushë, vjen Nijaz Lena

Dita

Nijaz Lena shkon te Teuta. Është skuadra surprizë e këtij sezoni destinacioni i radhës për mesfushorin nga Struga me Lenën që shkon të përforcojë mesfushën e Gugash Maganit pasi zgjidhi në ditët e fundit të 2015 marrëveshjen e tij me Flamurtarin ku kishte luajtur për plot 5 vjet.

29-vjecari pritet të jetë një element i cmuar për Teutën ku shpresohet që ti shtojë eksperiencë një skuadre të ndërtuar me shumë elementë të rinj që kanë bërë goxha mirë në gjysmën e parë të kampionatit, duke e renditur Teutën nën urdhërat e Maganit në vendin e tretë të klasifikimit, që siguron zonën europiane.

Lena shkon te Teuta vetëm dy ditë pasi skuadra mori në huazim nga Tirana talentin nga Kërcova Florian Kadriu.

Në klubin durrsak kanë pasur si synim kryesor në këtë sesion merkatoje ruajtjen e grupit aktual nga i cili është larguar vetëm Viktor Kuka.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *