Mbrëmjen e sotme në qytetin e Lezhës u grabit një pikë karburanti dhe një supermarket
Dyshohet se kanë qenë pesë persona të veshur me maska në ngjarjen që ndodhi në aksin Lezhë-Laç, në afërsi të kryqëzimit të Shën Kollit.
Policia vazhdon punën për kapjen e autorëve ndërkohë që nuk bëhet ende e ditur shuma e parave që janë grabitur.
