Tiranë, dy persona të armatosur grabisin kazinonë

Dita

Një kazino u grabit mbrëmjen e sotme në rrugën ” Medar Shtylla” në afërsi të lulishtes “1 Maji”.

Dy shtetas të maskuar  kanë vjedhur një sasi lekësh (xhiron ditore) nën kërcënimin e  armës së zjarrit.

Menjëherë pas ngjarjes janë njoftuar edhe ekspertët e policisë, të cilët kanë mbërritur menjëherë në vendngjarje dhe po punojnë për kapjen e personave.

Në disa kryqëzime, policia ka ngritur pika kontrolli policor si dhe po bëhet këqyrja e kamerave për identifikimin dhe kapjen e autorëve.

 

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *